Telashe të reja për Alexis Sanchez. Në seancën e fundit stërvitore të Kilit, siç raportojnë media të ndryshme lokale, sulmuesi i Interit ka pësuar një lëndim në pulpën e këmbës së majtë dhe prezenca e tij për debutimin në Copa America, në program të hënën kundër Argjentinës, është në dyshim të fortë.

Një problem i madh ky për Kilin, që është i detyruar të bëjë edhe pa një lojtar tjetër të rëndësishëm si Arturo Vidal, që është shëruar prej pak kohësh nga Coronavirusi.

Stafi mjekësor ka programuar menjëherë ekzaminime më të detajuara për të bërë një vlerësim më të qartë të shkallës së dëmtimit, por është e qartë se me vetëm 1 ditë në dispozicion, përqindja e mundësive për të parë në fushë Sanchez kundër Messit me shokë është shumë e ulët.

Top Channel