Foto ilustruese

Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër, janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi 3 ambiente në pronësi të shtetasve G.S. dhe A.S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia sekuestroi 3 aparate celularë, ku gjatë kontrollit të tyre i konstatua faqja për vendosjen e lojërave të fatit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel