Votimi për kreun e PD-së në Gjirokastër/ 40% e anëtarëve në lista rezultojnë të jenë emigrantë prej vitesh

13/06/2021 11:05

2530 anëtarë të PD-së pritet të shprehin vullnetin e tyre për të votuar në 5 degët e regjistruara për kryetarin e ri.

Ritmi duket disi më i lartë në Tepelenë ku kanë votuar rreth 30% e anëtarëve dhe më i ulët në degët e tjera.

Procesi deri tani vlerësohet pjesërisht i qetë dhe pa probleme. Janë regjistruar raste të personave që nuk kanë kartën e re të anëtarësisë dhe sipas udhëzimit ata po shtohen në lista me miratimin e komisioneve.

Megjithëse numri i atyre që do të shtohen në listë për shkak të kësaj rrethane është i rëndësishëm nga ana tjetër gati 40% e atyre që janë në lista rezultojnë të jenë emigrantë prej vitesh.

Top Channel