Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushë.

Një mjet ka përplasur një shtetas me biçikletë. Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korcës. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel