Emri/ U gjet i mbytur në rezervuarin e Korçës/ Identifikohet i riu i dënuar më parë, ishte në “Arrest shtëpie” (Pamjet)

13/06/2021 15:01

Personi që u gjet i mbytur ditën e sotme në rezervuarin e Gjançit është identifikuar.

Ai është Fridman Xhaferraj, 25-vjeçari me banim në fshatin Plug të Lushnjës i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Më 21 maj ka dalë nga burgu, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë i caktoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpie”.

Nuk dihet ende se cili është shkaku i mbytjes së tij, nëse ka kryer vetëvrasje, ka rënë aksidentalisht apo është dikush tjetër që fshihet pas kësaj.

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel