Disa prej akseve rrugore të qytetit të Korçës do të bllokohen në datat 14 dhe 15 qershor 2021 pasi do të organizohet aktiviteti “Kupa e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare.  

Ky aktivitet realizohet nga bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkisë Korçë.

Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore. Në datat 14 dhe 15 qershor 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Korçë, do të organizojnë aktivitetin “Kupa e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare.  Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, do të marrin masa sigurie duke bllokuar akset rrugore si më poshtë: Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes. Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes. Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesëve të rrugës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme me mjet prej tyre, në këto segmente rrugore deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv.  Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Top Channel