Një shtëpi private është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.

Shkak dyshohet se është bërë bombola e gazit, që familjarët kanë lënë ndezur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në rrugën ”Niko Avrami”. Sipas policisë, banesa të pronësi të shtetasit E.K. ka pësuar dëme të vogla material.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel