Presidenti Ilir Meta ka kthyer ligjin me disa ndryshime për sektorin minerar.

Sipas Metës ligji, favorizon disa subjekte të caktuara dhe se ndryshimet në ligj shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës. Sipas Kreut të Shtetit, amendamentet, jo vetëm janë miratuar përmes një procedure aspak transparente, por sipas tij, shkelin rëndë Kushtetutën, si dhe heqin në mënyrë arbitrare të drejtën e pronës.

“Ndryshimet në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, janë miratuar përmes një procedure në mungesë të transparencës e konsultimit gjithëpërfshirës dhe këto ndryshime shkelin një sërë parimesh kushtetuese të shtetit të së drejtës, të drejta dhe liri themelore të mbrojtura nga Kushtetuta, duke rënë ndesh kështu me nenet 4, 11, 13, 56, 59, 82, 111, të saj.”

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 65/2021 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010, “PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 maj 2021, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 65/2021“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ky ligj me shkresën me nr. 1220 prot.,datë 24.05.2021, të Kuvendit i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Sipas praktikës parlamentare, të konsultuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se projektligji është paraqitur në Kuvend për shqyrtim në datë 11dhjetor 2020,si propozim i Këshillit të Ministrave, i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar praktikës parlamentare të publikuar, ky ligj rezulton se është propozuar si nevojë për përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në Republikën e Shqipërisë, ndaj dhe amendimet legjislative përfshijnë një sërë shtesash e riformulimesh, të cilat sipas Kuvendit, synojnë përditësimin e tij me zhvillimet e reja në fushën e veprimtarisë minerare, pas konstatimit në praktikë se,zbatimi i ligjit ka evidentuardisa problematika.

Konkretisht, sipas relacionit shpjegues, ligji nr. 65/2021, synon që t`ijapë zgjidhje problematikave të kësaj natyre:
– ndryshimit të garancisë financiare të investimit për lejet e kërkim-zbulimit;
– ndryshimit të afatit të lejeve të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve ndërtimore;
– transferimin e lejeve të dhëna me procedurë konkurruese;
– mundësinë e pajisjes me leje minerare të subjekteve pjesëmarrëse në realizimin e projekteve për qëllime publike vendore ose kombëtare;
– të rasteve kur vazhdimi i shfrytëzimit të një zone minerare bie ndesh me projekte të tjera që kanë interes publik;
– pezullimin e përkohshëm të lejes së shfrytëzimit me karrierë të mineraleve dhe i grupit të mineraleve ndërtimore.

Projektligjiështë shqyrtuar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në mbledhjet e datave 6 dhe 11 maj 2021, duke kaluar më pas për miratim në seancë plenare. Nuk rezulton nga praktika parlamentare e publikuar që ky projektligj të ketë kaluar për shqyrtim edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, megjithëse ky ligj për nga dispozita lehtësuese fiskale do të ketë efekte në buxhetin e shtetit.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 65/2021 dhe procedurës së ndjekur për miratimin e tij në raport jo vetëm me parashikimet e Kushtetutës, por edhe me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe në mbrojtje të interesit publik.

Nga shqyrtimi i ligjit nr.65/2021, konstaton se,ndryshimet nëligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010,janë miratuar përmes një procedure në mungesë të transparencës e konsultimitgjithëpërfshirës dhe këto ndryshime shkelin një sërë parimesh kushtetuese tështetit të së drejtës, të drejta dhe liri themelore të mbrojtura nga Kushtetuta, duke rënë ndesh kështu me nenet 4, 11, 13, 56, 59, 82, 111, të saj.

Përmes paqartësisë së ligjit nr. 65/2021, krijohen mekanizmanëpërmjet të cilave shtetit i jepet mundësia që të ndërhyjë në mënyrë disproprocionaledhe përmes një procesi të parregullt ligjor, për të ndërprerë gëzimin e të drejtave legjitime pronësore, dhe kjo, jo për një interes publik ligjërisht të justifikuar, por për favorizimine subjekteve të tjera privatë aktiviteti i të cilëve nuk përmbush ato elementë të domosdoshëm që do mund ta konsideronin ndërhyrjen e justifikuar.

Në këtë mënyrë, nga njëra anë të drejtat legjitime mund të cenohen padrejtësisht, ndërkohë që nga ana tjetër mund të krijohen efekte negative dhe kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit, si rezultat i dëmshpërblimeve administrative apo gjyqësore qëmund të prodhojë një ndërhyrje e padrejtë, jo proporcionale dhe e pamenduar objektivisht nga strukturat shtetërore.

Për më tepër, parashikimet e bëra në disa dispozita të ligjit nr. 65/2021, shtojnërrezikun eqë të drejtat e pronësisë private t’i nënshtrohen njëregjimi shpronësimi, sipas vlerësimit dhe procedurave aspak transparente, deriantikushtetuese, duke mos siguruar zgjidhjen reale për problematikat e paraqitura nga ekzekutivi.

Nga përmbajtja e dispozitave të ligjit duket qartë se, qëllimi i vetëm për të cilin është kujdesur propozuesi i nismës (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Këshilli i Ministrave) dhe miratuesi i këtyre ndryshimeve (Kuvendi i Shqipërisë)ka qënë ai i krijimit të favorizimeve ligjorepër subjekte private,që operojnë në sektorin minerar, pa vlerësuar si duhet dhe në mënyrë proporcionale të drejta të ligjshme tëpronësisëqë mund të cenohen.

Ndryshimet ligjore të propozuara me ligjin nr. 65/2021, shkelin dhe cenojnë disa parime kushtetuese si: parimin e sigurisë juridike; iniciativës dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike;parimin e decentralizimit të pushtetit vendor, proporcionalitetit, barazinë para ligjit, duke vendosur në rrezik të hapur interesin publik dhe keqpërdorimin e pasurisë kombëtare.

Dokumenti i plote

Top Channel