Pak minuta pasi urdhëroi të qëllohet mbi anijeve iraniane në Hormuz, Trump sulmon sërish Iranin: Nuk dinë as kë kanë udhëheqës

23/04/2026 16:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po përballet me paqartësi të brendshme mbi udhëheqjen e tij.

“Ata thjesht nuk e dinë se kush është udhëheqësi i tyre”, shkroi Trump në Truth Social, duke pretenduar se në vend ekziston një përplasje e fortë midis “përkrahësve të vijës së ashpër” dhe “të moderuarve”.

Në të njëjtin postim, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se asnjë anije nuk mund të hyjë apo të dalë pa miratimin e SHBA-së.

Këto komente vijnë vetëm disa minuta pasi Trump pretendoi se i ka urdhëruar forcave detare amerikane të qëllojnë ndaj çdo anijeje iraniane që vendos mina në zonë.

Top Channel