Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk sollën vetëm një fitore të rëndësishme për demokratët, por edhe disa rezultate historike që po ndryshojnë hartën e përfaqësimit politik në vend. Përtej humbjeve të republikanëve dhe sinjalit të fortë të pakënaqësisë ndaj mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, këto zgjedhje u shndërruan edhe në një moment të veçantë për gratë, komunitetet etnike dhe grupet që deri më tani kanë qenë pak të përfaqësuara në nivelet më të larta të pushtetit amerikan.