Pak orë pas humbjes Shtëpia e Bardhë postoi në plaftormën X një foto të Donald Trump me një vështrim kërcënues dhe grushtet e ngritur mbi tavolinën në Zyrën Ovale: "Ai është ende presidenti juaj", shkruhet në mbishkrimin sipër imazhit. Pak më vonë ai reagoi edhe vetë kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për fitoren e demokratëve që mund të ndërmerrnin një nismë për ta shkarkuar tani që kanë kontrollin e Kongresit. "Mendoj se do ta shkatërronte Partinë Demokrate nëse do ta bënin këtë", duke këmbëngulur se nuk kishte "asnjë arsye" që ai të shkarkohej.