Shpërthimi në apartamentin e fqinjit i mori jetën, kjo është 82-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Elbasan Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një apartament në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit.
Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit. Një grua 82-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin ngjitur ka ndërruar jetë.
Si pasojë e shpërthimit, një e moshuar 82-vjeçare humbi jetën, një person rezulton i zhdukur, ndërsa 10 persona të asfiksuar morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi tërësisht pallatin, duke e bërë atë të pabanueshëm. Dëshmitarët tregojnë tmerrin e përjetuar.
Ende janë të paqarta shkaqet e shpërthimit, ndërsa dyshohet për një bombol gazi. Teksa ekspertët e vlerësuan godinën të pabanueshme, po merren masa për strehimin e banorëve.
Struktura e pallatit u dëmtua tërësisht nga shpërthimi. Tre kate u bashkuan në një, fasadat u rrëzuan, ndërsa banorët, të moshuar dhe fëmijë, u evakuuan me shkallë emergjence nga ekipet zjarrfikëse.
Top Channel