Qarkullonte me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë.
Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.
Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e sofrës në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin “Mirëmëngjes”, ndërsa u ka bërë thirrje studentëve të pranojnë ftesën për bisedime.
Rama ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe për të shqyrtuar propozimet e tyre lidhur me problematikat e ngritura.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit nuk e kanë pranuar ftesën e kryeministrit, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Top Channel