Një letër e Brigitte Bardot, e publikuar pas vdekjes së aktores nga gazeta franceze Le Figaro, ka rikthyer në vëmendje anën më pak të njohur të jetës së saj private. Dokumenti përmban një rrëfim emocional për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Bernard d’Ormale, dhe zbulon pakënaqësitë që aktorja duket se kishte përjetuar gjatë martesës. Në letër, Bardot shpreh dhimbjen dhe zhgënjimin e saj. Ajo shkruan se kishte dhënë gjithçka në këtë marrëdhënie, por nuk kishte marrë në këmbim mbështetjen dhe afërsinë emocionale që kërkonte.