Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Kuvendi mban një minutë heshtje, opozita mungon
23/04/2026 22:13
Në fund të seancës së sotme plenare, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Pas fjalimit të lexuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, deputetët mbajtën një minutë heshtje, ndërsa mungoi opozita.
Deputetët e opozitës braktisën sallën pak më parë, pasi kryeparlamentari Peleshi përjashtoi nga seanca deputetin demokrat Luçiano Boçi.
Top Channel