Top Channel/ Rama: BE gaboi me Rusinë! Projekti i Kushner? Nuk e kemi shitur Sazanin
23/04/2026 23:12

Nga Forumi Ekonomik i Delphit në Greqi, kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Europian për qëndrimin ndaj Rusisë lidhur me agresionin në Ukrainë. Në një intervistë për “Politico”, kreu i qeverisë shqiptare ia adresoi mesazhin drejtuesve më të lartë të unionit, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas. “Mund të them se Evropa ka bërë një gabim të madh strategjik, duke prerë çdo kanal me Rusinë. Evropa duhet të flasë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me të gjithë. Evropa po e lë veten në periferi të çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, duke shmangur angazhimin e drejtpërdrejtë me Moskën”. Nën udhëheqjen 13-vjeçare të Ramës, shkruan “Politico”, Shqipëria është pozicionuar si një vend i vendosur pro-BE, duke ruajtur një marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Donald Trump. I pyetur për mbështetjen publike që i ka dhënë presidentit Trump për luftën ndaj Iranit, kryeministri Rama nuk përjashtoi dhe ndihmën përmes bazave ushtarake, por me një kusht. “Ne do të lejonim ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria, me kusht që Uashingtoni të siguronte “mbrojtje ajrore, të cilën ne nuk e kemi në vend”. Teksa fokusi është te raportet me Uashingtonin, Rama nuk i shpëton edhe pyetjes për projektin e kompanisë së dhëndrit të Trump, Jared Kushner, në Ishullin e Sazanit, për të cilin ai mohon që të jetë shitur. “Është e pabesueshme që edhe kanalet e mëdha, me reputacion të lartë në mbarë botën, flasin për një ishull që iu shit Jared Kushner. Nuk është e vërtetë… Nuk e di si ta çoj deri në fund këtë, sepse nuk kemi bërë një marrëveshje me Jared Kushner. Po negociojmë një marrëveshje me Jared Kushner. Do të doja që më në fund ta kishim marrëveshjen, sepse nëse investimi i tyre do të kalojë, do të jetë një dhuratë e bukur… për t'i bërë Evropës. Por marrëveshja nuk duhet të pengojë në asnjë mënyrë përpjekjen e Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, një proces në të cilin, së bashku me Malin e Zi, ne jemi në krye”. Duke u ndalur te procesi i integrimit, kryeministri Edi Rama shprehu sërish bindjen se Shqipëria do të finalizojë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027 dhe do të bëhet anëtare e plotë e bllokut deri në 2030-ën.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59