Pasi është mbyllur votimi dhe ka nisur numërimi, kryetari i Komisionit Zgjedhor të Pd, Jemin Gjana ka deklaruar se së shpejti do të ketë një rezultat paraprak kurse nesër shpallet fituesi dhe shifrat përfundimtare për secilin kandidat.

Ai thekson se s’ka pasur incidente teksa nesër pas orës 09:00 do të nxirren procesverbalet.

DEKLARATE E KRYETARIT TE KOMISIONIT ZGJEDHOR JEMIN GJANA

Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse.

Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake.

Top Channel