“7 hale për macet”/ Kraja i përgjigjet Murrizit: Prokuroria nuk del në rrugë të pyesë ku e bleve shtëpinë

14/06/2021 11:55

Deputeti Myslim Murrizi i ka bërë disa pyetje drejtuesit të SPAK Arben Kraja, pasi ky i fundit raportoi veprimtarinë e këtij institucioni në vitin 2020.

Murrizi e pyeti Krajën për disa çështje si tenderi i policisë apo dosja 394 po për këto të fundit ,Kraja tha se ligji e ndalon që të përgjigjet për to publikisht.

Ndërkohë nisur dhe nga kërkesa e fundit e SPAK për konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Ylli Ndroqi , Murrizi e pyeti Krajën:

Murrizi:A ka marrë ndonjë nismë SPAK me dy çuna , që të presin te dera në mëngjes dhe të thonë mirëmëngjes Zoti Murrizi këtu prapa Tegut e ke shtëpinë , po ke tre muaj kohë të thuash ku e ke burimin e pasurisë që jeton këtu dhe që ke 7 hale për 2 macet.

Kraja: Në lidhje me zyrtarët e lartë se kur dënohen dhe se mandati i im është tre vjet, Unë si dënoj zyrtarët lartë, unë drejtoj institucionin dhe kam detyrime ligjore përparësore për të krijuar institucioni, për ti krijuar kushte që të funksionojë, pjesë e punës sime ka qenë vënia sa më shumë në dispozicion e kushteve të duhura. Unë kam bërë komunikime të vazhdueshme më të gjitha strukturat. Brenda këtij mandati do t bëj të gjitha që institucioni të jetë më kapacitet të plotë.

Për gaz bardhin, unë skam bërë asnjë koment në media me asnjë, unë i përgjigjem zyrtarisht atij që më çon kërkesë zyrtare , dhe kur vjen ajo japim përgjigje për ligjin e policisë është e ndaluar të flasim këtu. Edhe për dosjen 394 nuk mund të raportoj, e ndalon ligjin.
Tani për çështjen tjetër , prokuroria nuk del në rrugë dhe të pyesim ku bleve këtë shpi, ne jemi prokurori, tani kemi filluar kryesisht hetime pasurore që lidhin me krimin e organizuar dhe këto janë shumë të mëdhaja se të tjerat. Sigurisht që e kemi përparësi hetimin pasuror
Para fakteve që kam punuar hetuese para viteve 90 , po është e vërtetë , e kam deklaruar, kam marrë dhe verifikimet për këtë që mund të vazhdoj detyrën .

Top Channel