Murrizi sulmon kreun e SPAK: Ke qenë hetues, pse trembesh nga e kaluara jote?

14/06/2021 12:55

Pas pyetjes që i bëri pas prezantimit të raportit të punës së SPAK, deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së sotme në Kuvend ka sulmuar Arben Krajën, ku tha se ka qenë hetues dhe trembet nga e kaluara e tij.

‘Ke qenë hetues. Nuk blihet e kaluara. E blini dot? çCa është ky kompleks. E pres unë që ky të hetojë funksionarë të shtetit të lartë shqiptar. Trembesh nga e kaluara jote. Kamë sekuestruar thotë live 32 pasuri të Ylli Ndroqit. Drejtuesi i SPAK intimidohet nga e kaluara e tij. Çfarë halli kanë që e kanë kaq kompleks këtë punë. Njësoj sikur unë të kompleksohem pas 5 vitesh se kam qenë deputet i PD”, tha ai.

Murrizi nuk la pa ironizuar edhe fitoren e kreut të PD-së: “Basha ishte rrotë më rrotë me rivalin e tij, me ndihmën dhe të këtij këtu dhe pret nga dreka që të shpallet fitues. Çdo katër vjet humb dy herë me ju dhe fiton një herë me ato.’- tha Murrizi.

Top Channel