Veliaj poston foton e Ramës me Blinken: SHBA, miqtë tanë të përjetshëm

13/06/2021 22:24

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte sot në Bruksel, ku u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Ata nënshkruan marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes dy shteteve.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një foto nga takimi dhe shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miqtë tanë të përjetshëm.

Kemi tre lloj miqsh në jetën tonë: Miq për një arsye, miq të përkohshëm dhe miq përjetë! Kjo është një miqësi e përjetshme!“, shkruan Veliaj në Twitter.

Veliaj gjithashtu në postim ka bërë hashtag EYC2022, duke rikujtuar se Tirana në 2022 do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota.

Top Channel