Foto nga Samiti i shtatë vendeve më të pasura të botës

Vetëm një grup standardesh për Ballkanin apo dy? Kjo nuk është një pyetje shqetësuese për Presidentin e SHBA, Joe Bien, teksa takohet me aleatët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Europian në Bruksel, shkruan Foreign Policy.

Administrata dha një urdhër ekzekutiv për të luftuar korrupsionin në Ballkan, po ashtu edhe pengimin e marrëveshjeve të paqes në rajon, apo proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut. Biden foli i pakursyer për rreziqet e korrupsionit, duke theksuar se “hap dyert për kundërshtarët strategjikë”. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ritheksoi vendosmërinë e palëkundur të administratës për të fituar këtë luftë. Ky qëndrim përfaqëson një shkëputje kryekëput nga administrata e Trump. Urdhri ekzekutiv i siguron Biden katalizatorin për të marre mbështetje midis aleatëve të SHBA në samitet e BE dhe NATO. Fatkeqësisht, inercia në Bruksel, dhe brenda departamentit të shtetit të administrates, paraqet një pengesë të fortë për realizimin e vizionit parimor të përcaktuar nga presidenti i SHBA dhe sekretari i tij i shtetit.

Për momentin, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë një sistem me dy nivele kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan, një rrugë e privilegjuar, pa asnjë të keqe për Serbinë dhe një rrugë më e rreptë për fqinjët aspirantë të Serbisë për në BE. Është një paradoks i rrezikshëm: Regjimi më anti-demokratik i rajonit, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, merr trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët e SHBA dhe BE, shkruan Foreign Policy.

Serbia është shembulli kryesor në rajon për korrupsion të theksuar sipas Biden, ajo “minon besimin në proceset demokratike“. Ndërkohë, fqinjët e Serbisë kontrollohen rregullisht për korrupsionin e tyre. Shqipërisë i është mohuar prej kohësh aftësia për të hapur negociatat e saj për anëtarësimin në BE për shkak të korrupsionit dhe prapambetjes së lidhur me praktikat demokratike. Shtetet e Bashkuara sapo sanksionuan ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili ka kohë që nuk ka pushtet. Deri më tani, sanksionet amerikane janë zbatuar për të sulmuar tregtarët serbë të armëve dhe figurat e shquara serbe në vendet e tjera, të tilla si lideri separatist serb boshnjak Milorad Dodik. Urdhri i ri ekzekutiv paralajmëron mundësinë për ndryshime shumë të nevojshme. Biden dhe Blinken tashmë kanë lëshuar disa komunikime të forta dhe të qarta për udhëheqësit rajonalë, vetëm për të parë zyrtarë të rangut më të ulët se si i përcjellin ato.

Ndërsa Serbia i ka shpëtuar vëzhgimit të korrupsionit dhe sulmit të saj ndaj demokracisë serbe, një tjetër paradoks është shfaqur. Kosova, e cila drejtohet nga luftëtari më i fortë i rajonit kundër korrupsionit me Kryeministrin Albin Kurti, është vënë nën presion më të madh ndërkombëtar në dialogun e drejtuar nga BE me Serbinë.

Biden dhe Blinken e kuptojnë se mënyra e vetme për të dobësuar ndikimin keqdashës rus dhe kinez në rajon është një qëndrim i unifikuar perëndimor mbi parimet thelbësore demokratike. Sigurisht, BE mbetet e ndarë për Kosovën dhe e dobët në luftimin e korrupsionit.

Top Channel