Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai e sheh NATO-n si jetësore për të ruajtur sigurinë e Amerikës.

“Ne besojmë se NATO është thelbësore për të ruajtur sigurinë amerikane për pjesën tjetër të shekullit”,  tha Biden në një konferencë shtypi të Dielën në Angli në kulmin e samitit të G7 para se të udhëtonte në Bruksel për samitin e NATO-s, sipas CNN.

Biden përsëriti gjithashtu angazhimin amerikan për mbrojtjen kolektive.

“Unë dua që ata të dinë se ne besojmë se NATO në Seksionin Pesë është një detyrim i shenjtë’,  tha ai.

Ish-Presidenti i SHBA,  Trump ishte shpesh kritik ndaj NATO-s, duke thënë se vendet nuk po paguanin sa duhet për mbrojtjen amerikane.

Top Channel