Busti i Pashko Vasës më fund ka emër/ Shkodër, atë që nuk e bënë institucionet për 20 vjet, e bënë familjarët e atdhetarit

13/06/2021 20:15

Në Shkodër, prej mbi 20 vitesh, ideatorin e  shquar të Rilindjes Kombëtare, poetin, publicistin dhe patriotin shqiptar Pashko Vasën e kishin lënë pa emër.

Detyrën e institucioneve e bëri një prej familjarëve të atdhetarit, Rajmonda Vasa duke i vendosur pllakën me emrin e tij që e identifikon bustin.

Rajmonda është e vetmja që kujdeset edhe për shtëpine muze  të Pashko Vases por kërkon ndihmë për ta mbajtur

Banesa është ndërtuar mbi 300 vite më parë, ndërsa u shpall Monument Kulture në vitin 1963.

Top Channel