Pelegrinazhet serbe në Shqipëri, historiani Dom Nik Ukgjini: Turet përkujtimore serbe shtrembërojnë historinë

24/11/2026 16:28

Në Serbi, një agjenci turistike po organizon pelegrinazhe drejt Shqipërisë për të përkujtuar atë që ata konsiderojnë si “Golgota Shqiptare”, me qëllim përkujtimin dhe nderimin e ushtarëve serbë të rënë gjatë viteve 1915-1916 në vendin tonë.c

Në turin e fundit, grupi i serbëve u ndal në varrezat e Rrmajit në Shkodër, pranë varrit të kapitenit të ushtrisë austro-hungareze Eduard Kreuzig, ku është vendosur edhe një pllakë në të cilën thuhet se janë varrosur edhe ushtarë të tjerë me kombësi të ndryshme, mes të cilëve thuhet se janë edhe disa ushtarë serbë.

Studiuesi, historiani dhe kleriku Dom Nik Ukgjini thotë se për qëllime fitimi bëhen këto pelegrinazhe, por që më pas shtrembërojnë historinë. Për këtë, ai kërkon që shteti shqiptar të jetë më vigjilent.

Top Channel