Aksident në Ishull-Lezhë/ 2 të plagosur, pamjet e makinave të shkatërruara në pjesën e përparme

14/06/2021 13:25

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Ishull-Lezhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ka shoqëruar për në komisariat njërin nga drejtuesit e mjeteve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Top Channel