Mbretëresha preu tortën me shpatë, Kate Middleton mbante një bizhuteri të Princeshë Dianës/ Detajet interesante nga Samiti i G7-ës

13/06/2021 18:22

Samiti i shtatë vendeve më të pasura të botës, që bëri bashkë udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë, u mbajt në Kornuall të Britanisë së Madhe.

Në samitin, që u përmbyll sot, përveç çështjeve të rëndësishme që u diskutuan, ranë në sy disa detaje interesante nga pjesëtarët e familjes mbretërore britanike.

Së pari, të gjithë të pranishmit qeshën kur mbretëresha Elizabeth II, këmbëngulë që të marrë një shpatë për të prerë tortën e eventit. Pati pak vështirësi në menaxhimin e armës së ftohtë, por me pak ndihmë ia doli të presë copën e parë, ashtu siç e do tradita.

Në një tjetër takim të samitit, në dorën e Kate Middleton shkëlqente një aksesor i veçantë.
Kate e kishte kompletuar fustanin e saj elegant, me një byzylyk me diamantë, që i përkiste vjehrrës së saj të ndjerë, Princeshës Diana.

39-vjeçarja, më parë e kishte vendosur byzylykun nga stilistja Nigel Milne gjatë një pritjeje në vitin 2017 në Berlin dhe përsëri gjatë turneut të saj mbretëror në Suedi 2018.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel