Me mjeshtëri letrare në rrekjen artistike të një teme të mprehtë e me ndjeshmëri të lartë, siç është ajo e kolonëve serbë në Kosovë,  shkrimtari  Gani Mehmetaj pasuron letrat shqipe me romanin “Zogjtë e qyqes”.

Drejtues për rreth 15 vite i “KosovaFilm”,  autor i mbi 25 veprave në lëmin e letërsisë, eseistikës, publicistikë, Mehmetaj  vjen për lexuesin shqiptar me një vepër grishëse të rrëfyer me stil  të spikatur, duke provokuar mendësinë tonë ballkanike me një pikëvështrim të ri. “Ne ishim zogjtë e qyqes, – nisa t’ia sqaroja por më duket e ngatërrova më keq, sepse u hutua. E lashë në gjysmë rrëfimin. Nuk i përkiste asaj. Me të kaloja mirë, ma plotësoi vetminë, m’u gjend në situata të vështira. Prapë, m’u deshën vite të merrja veten. Jeta kalonte marramenthi, shija e hidhur nuk më shqitej. Dikur nisa të mendoja më kthjellët, më gjakftohtë.

Mbase ne duhej të përpiqeshim më shumë që të afroheshim me vendës, mbase edhe ata nuk duhej të na prisnin me armiqësi. Sikur ne ta flaknim mendjemadhësinë shterpe.Sikur ata të mos na përbuznin në heshtje; një përbuzje therëse, shtypëse dhe acaruese. Ajo që më godiste ishte nënçmimi. Ata na nënçmonin, na quanin katundarë me gjysmë opinge që u bëmë të kamur në kurriz të tyre. Heshtja dhe përbuzja të vrisnin.Pastaj i thosha vetes: “Pse, me lule duhej të na prisnin? Nuk na e patën ata fajin. Mund të tregoheshin më të sjellshëm ndaj nesh, por ne nuk i trajtonim njerëzisht. Ishim fitimtarët që nuk ecnim nëpër tokë. Ne fluturonim, ose edhe më keq, shkelnim mbi ta.”

Romani Zogjte e qyqes i Gani Mehmetaj eshte fitues i Çmimit “Kadare” per vitin 2021.

 

Të dhëna për librin

Faqe 291
Viti i botimit 2021
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit mbi 14 vjeç
Roman Psikologjik

 

Top Channel