Pa drita për 7 orë, në cilat zonat zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike?

14/06/2021 09:42
FOTO ILUSTRUESE

Disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike nga mëngjesi i sotëm, për shkak të punimeve në rrjet.

OSHEE njofton se po kryhen rikonstruktime të kabinave elektrike. Për këtë arsye, nga ora 09:30 deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të mbeten:

Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.

Top Channel