Ja cila është e eleminuara e kësaj jave në “She’s On Top”

14/06/2021 12:11

Sezoni i dytë i “She’s On Top” duket se është një sukses I padiskutueshëm. Pas një sezoni të parë të bujshëm, kjo rubrikë është rikthyer edhe më e bukur. Me një audiencë maksimale e cila ka treguar vazhdimisht interes të lartë ndaj këtij spektakli.

Përgjatë gjithë këtyre javëve nuk kanë munguar dinamikat, debatet, historitë dhe padyshim edhe sfilatat fantastike të vajzave konkurente.
Të dielën që lamë pas në “E Diell”, “She’s On Top” kishte rezervuar jo pak surpriza.

Pas një photoshooting të realizuar mjaft mirë nga fotografi Geljant Kaleci, vajzat kanë performuar në skenë këngën “Xheloz” të Elvana Gjatës, duke treguar kështu se përveç modelingut dhe kërcimit që shfaqën në javën e kaluar, vajzat dinë gjithashtu edhe të këndojnë e të krijojn një show fantastik.

Por ndonëse përgjatë pothuajse gjithë transmetimit ky spektaktël na dhuron emocione pozitive dhe energji, pjesa e fundit e tij I takon ankthit dhe suspancës sepse është momenti I të eleminuarës.

Këtë javë juria ka zgjedhur që të eleminoj nga gara e “She’s On Top” Era Ndreçkën. Vajzën nga Elbasanin me karaterin e saj solar e cila duket se nuk mundi dot më që të jetë pjesë e “She’s On Top”

Top Channel