E premte, 22 Janar 2021
04:04
Presidenti Biden kërkon zgjatjen e traktatit START me Rusinë

Presidenti Joe Biden do të kërkojë një zgjatje të Traktatit START me Rusinë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten. Ky është një ndër vendimet e para madhore në politikën e jashtme nga administrata e re. Traktati skadon në shkurt.

03:56
Reuters: Biden mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trump

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar drejtorit të FBI-së Christopher Wray të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, gjë që ai e ka pranuar, bëri të ditur një burim i zbatimit të ligjit për agjencinë “Reuters”.

03:28
Pelosi: Po shqyrtojmë dërgimin e akuzës kundër Trump-it në Senat

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha të enjten se do të konsultohet me ligjvënësit e tjerë demokratë për të kuptuar më shumë se sa gati është Senati për të nisur gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit.

03:13
Administrata Biden kritikon sanksionet e Kinës ndaj ish-zyrtarëve të Trumpit

Administrata e Presidentit Biden kritikoi vendimin e Kinës për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të administratës Trump të mërkurën vetëm disa minuta pasi Joe Biden-i u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

02:44
Dr. Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për Covid-19

Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Dr. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit pasi u mënjanua në muajt e fundit nga ish-presidenti Donald Trump.

02:22
Derbi vishet me të kuqe/ Tifozët u përplasën në Elbasan, u dëmtuan lokale dhe makina

Partizani arrin të fitojë 1-0 derbin e kryeqytetit me Tiranën të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e cila pati grintën dhe rivalitetin që prodhon herë pas here derbi por pa një lojë të nivelit të lartë.

02:00
Hungaria miraton vaksinën ruse/ Bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që jep miratimin paraprak

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që jep miratimin paraprak për vaksinën ruse anti covid, Sputnik V.

01:38
Variantet e reja te Covid/ Liderët e BE diskutojnë mbylljen e kufijve të brendshëm

Liderët e BE përballen me kërcënimin nga variantet e reja të koronavirusit ndërkohë që vende të ndryshme kërkojnë kufizime të udhëtimeve në kufijtë e brendshëm të Evropës për të ndaluar përhapjen. Shefat e shteteve diskutuan në një samit virtual për mënyrën se si blloku duhet të adresojë rrezikun.

01:19
Plani kundër Covid i Biden/ Përshpejtim i vaksinimit dhe rritje e testimeve: Pandeminë e mundim nëse jemi të bashkuar

Presidenti Joe Biden ka nënshkruar 10 urdhëra ekzekutivë që kanë si qëllim të intensifikojnë luftën me koronavirusin që ka gjunjëzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vaksinimi do të përshpejtohet dhe testimi do të rritet. Ligje emergjence do të përdoren për të shtuar prodhimin e mjeteve të domosdoshme si maskat. Ndërsa prezantonte planin e tij për koronavirusin, Biden tha se do të duheshin muaj për të mundur pandeminë, por Amerika do ta kalonte këtë nëse njerëzit do të ishin të bashkuar.

00:57
Ambasada ruse: Akuza të pabaza, zbulimi i emrit të diplomatit kundërshton ashpër praktikën ndërkombëtare

Pas shpalljes “non grata” të diplomatit rus në Tiranë, media ruse Sputnik ka shkruar mbi mbi këtë zhvillim në marrëdhëniet dypalëshe.

00:25
Zidane pas humbjes: Eliminim që dhemb, por jo i turpshëm

Zinedine Zidane nuk e bën dramë eliminimin e Real Madrid nga nga raundi i 1/8-ave i Kupës së Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë Alcoyano që edhe pse me 10 lojtarë mposhti me rezultatin 2-1 Los Blancos pas kohës shtesë.

00:06
Dygolësh i Luis Suarezit, Atletico s’e ndal marshimin as në fushën e Eibarit

Atletico e Madrid nuk e ndal marshimin e vetme në krye të La Ligas. “Los Colchoneros” fituan me vështirësi 1-2 në fushën e Eibarit duke siguruar suksesin e gjashtë radhazi të dhe 14 në total në elitën e futbollit spanjoll.

E enjte, 21 Janar 2021
23:54
Liverpooli “bie” në “Anfield” pas 64 ndeshjes, “gjëmën” ia bën Burnley

Miti “Anfield” bie pas 64 ndeshjesh. Pas një serie të pabesueshme pa humbje në shtëpi, Liverpooli u mposht 0- 1 nga Burnley, skuadër e pjesës së poshtme të renditjes, duke humbur më shumë terren ndaj rivalëve në garën e titullit në Premier League.

23:32
Tiranë/ Banesa përfshihet nga flakët, policia evakuon në kohë banorët

Një banesë është djegur rreth orës 23:00 në Tiranë në rrugën “Mikel Maruli”, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

23:23
Barcelona shpëton në shtesë, shmang turpërimin nga Cornella

Barcelona shmang turpin në kohën shtesë përballlë Cornellas në Kupën e Mbretit. “Blaugranave” iu deshën plot 120 minuta lojë për të eliminuar këtë kundërshtare të kategorisë së tretë spanjolle me rezultatin 0-2 (Segunda Division B).

23:11
Parma e tremb, por Lazio kalon në çerekfinale, ku e pret Atalanta

Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Atalantën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi iu imponua 2-1 në fazën e 1/8 -ave Parmës, e cila rrezikoi ta çonte sfidën në shtesë.

23:10
Diplomati rus “non grata”/ Misioni diplomatik rus: Akuza të pabaza, zbulimi i emrit të punonjësit kundërshton ashpër praktikën ndërkombëtare

Pas shpalljes “non grata” të diplomatit rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev, media ruse Sputnik ka shkruar mbi vendimin.

22:59
Çfarë e shkaktoi 21 Janarin? Bushati: Çdokush që merr një mandat të dytë çmendet…mendo një të tretë

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.

22:47
Gjekmarkaj ngatërron Prillin me Janarin, Balla e krahason me Bashën. Analisti: Mos më detyro të të kthehem

Në emisionin e sotëm Open në Top Channel, po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

22:40
“21 Janari”, Bushati: Rama s’ka përgjegjësi politike, bëri detyrën si kryeopozitar

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.

22:33
21 janari/ Paskal Milo: Komandanti i gardës nuk qëllon pa urdhër, jashtë logjikës së shtetit

Kush mban përgjegjësi politike për 21 janarin? Profesori Paskal Milo një nga pjesëmarrësit e protestës tha në Open se të dyja palët janë përgjegjëse.

22:25
“21 Janari”, Bushati në Open: Përgjegjësia duhet kërkuar më lart, asnjë krim politik s’është zbardhur

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi përpara kryeministrisë.

22:07
Avokati i familjarëve të viktimave të 21 janarit: Nuk shoh shpresë në veprimin e policisë për hapjen e dosjes

Avokati i familjarëve të vrarë të 21 janarit Dorian Matlia tha në Open se nuk sheh shpresë në veprimin e policisë për hapjen e dosjes.

22:02
Balla sqaron çështjen e gardistit që u bë kryetar bashkie: Drejtoi grupin e snajperëve, na ndihmoi

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e PS-së kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Kjo është tema që po trajtohet në emisionin “Open” në Top Channel me panelin e të ftuarve në studio.

21:54
“21 Janari”, Gjekmarkaj në Open: S’do ketë drejtësi nga kjo qeveri

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e PS-së kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

21:47
$400 miliardë/ Princi Saudit do të ndërtojë superqytetin ‘më të avancuar në botë, nga hiçi’

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë”, një një projekt 400 miliardë dollarësh.

21:45
Paskal Milo tregon për 21 janarin: Shkova tu thoja protestuesve të largoheshin por…

Paskal Milo është një nga njerëzit që ka qenë pjesëmarrës në protestën e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues të pafajshëm.

21:38
“21 Janari”/ Bushati akuza të rënda ndaj PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e PS-së kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

21:21
Vrasja e Aleks Nikës/ Balla në Open: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të qeverisë së atëhershme

Mbushen sot 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.

21:11
Valixhja me kodet bërthamore/ Bojkotimi i Trump çon në ndryshim protokolli

Donald Trump kishte vendosur kohë më parë të mos merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri në Uashington dhe me këtë, bëri të nevojshëm ndryshimin e protokollit për dorëzimin e valixhes me kodet bërthamore të presidentit amerikan.

21:06
Biçikleta e Joe Biden/ Shqetëson ekspertët e sigurisë kibernetike     

Joe Biden sapo ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë ka nënshkruar një seri masash me peshë në lidhje me pandeminë dhe ekonominë.

21:03
Gjyqi i abuzimit në Britani/ Mësuesja e martuar pozonte në krevat, nxënësi i bënte fotot

Sot në ditën e dytë të gjyqit të mësueses që abuzoi me nxënësin e saj 15-vjeçar në Britani, u tha se ajo kishte kryer marrëdhënie me të, pranë shtëpisë që ndante me bashkëshortin.

20:58
Vajza sekrete e Putin/ Jetë luksoze e veshje firmato, plasin polemikat

Presidenti rus, Vladimir Putin është vënë nën kritika për shkak të jetës luksoze të kryer nga Luiza Rozova, që supozohet se është vajza e tij sekrete e lindur 17 vite më parë nga marrëdhënia e tij me një ish pastruese, Svetlana Krivonogikh.

20:55
Stuhia ‘Christoph’ në Britani/ Anglia dhe Uellsi nën alarm për përmbytje

Dhjetëra paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në Anglinë veriore dhe në Uells, pasi stuhia Christoph ka sjellë mbi rajon shira të rrëmbyeshëm duke bërë që rreth 2 mijë njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

20:47
E vërteta e letrës së Trump/ Çfarë i shkroi ai Joe Bidenit

Tradita e do që një president në largim në SHBA, ti lërë një letër pasuesit të tij, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

20:40
Ndryshimet në zyrën ovale/ Çfarë ndodhi pas ikjes së Trump dhe ardhjes së Biden

Presidentët e rinj sjellin stilin e tyre personal në zyrën ovale dhe kjo është parë edhe në mënyrën se si Joe Biden ka zgjedhur të dekorojë vendin e ri të punës.

20:37
Schwarzenegger bën vaksinën/ Apeli i aktorit: Bëni si unë nëse doni të jetoni

Arnold Schwarzenegger kthehet në rolin e Terminatorit për të ftuar të gjithë që të bëjnë vaksinën anticovid.

20:30
Plani me 7 pika kundër Covid/ Presidenti Biden do ta shpallë sot, 10 urdhra ekzekutivë për betejën me sëmundjen

Presidenti Joe Biden do të nënshkruajë 10 urdhëra ekzekutivë që kanë si qëllim të forcojnë luftën kundër koronavirusit që ka gjunjëzuar shtetet e bashkuara.

20:30
Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re ‘fringo’. Shkolla 9- vjeçare ’18 Tetori’ është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës.

20:23
Super-nëna rosë kujdeset për të gjithë 47 zogjtë e saj, dhe të shoqeve (Fotot)

Një familje e pabesueshme rosash e përbërë prej dy prindërve dhe 47 vogjve të tyre por bëhet e famshme në Kanada, që prej raportimeve në rrjetet sociale nga banori i zonës Mike Digout.

20:21
1-0 për demat në fushë, “luftë” jashtë stadiumit

Partizani arrin të fitojë 1-0 derbin e kryeqytetit me Tiranën të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e cila pati grintën dhe rivalitetin që prodhon herë pas here derbi por pa një lojë të nivelit të lartë.

20:20
Pesë viktima nga zjarri/ Digjet fabrika më e madhe në botë e vaksinave

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të vaksinave, në Indinë perëndimore.

20:00
Projekti për ndërtimin e 75 shtëpive individuale dhe 7 pallateve nis zbatimin në Bubq

Projekti për ndërtimin e 75 shtëpive individuale e 7 pallateve nisi ditën e sotme zbatimin në Bubq të bashkisë Krujë.

19:49
“Përgjegjësi  urdhëruesit e vrasjeve” Veliaj: Po na rikthehen si ofertë e re politike, por drejtësia e re duhet të japë një verdikt

Nga Bërzhita, ku vizitoi shtëpitë e reja, kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se sot është një ditë gëzimi për ata që hyjnë në shtëpinë e re, por është edhe një ditë hidhërimi për ata që përkujtojnë 21 janarin.

 

19:47
Largohet balena monstruoze që vdiq në portin e Sorrento në Itali (Foto impresionuese)

Trupi i një balene gjigande është mundur të largohej sot nga porti i Sorrento pranë Napolit, në jug të Italisë duke u tërhqur nga dy barka.

19:45
Derbi Partizani-Tirana/ Kaos në Elbasan. Përplasen tifozeritë, i vihet zjarri një makine

Ndeshje mes Partizanit dhe Tiranës ka filluar, por jo pa incidente.

19:27
Ftesë në 5/ Moderatorja e thotë troç: Sa energji harxhohet nga “aktiviteti” në krevat!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua një studim i fundit që tregonte se falë punëve të shtëpisë shpenzohen më shumë kalori sesa gjatë aktivitetit në palestër.

19:26
Meta pret në takim Avokatin e Popullit për problemet e pronave të banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca.

19:25
Kolovajzat rozë shpallen “Dizajni i Vitit 2020”…për një arsye njerëzore (Fotot)

Disa kolovajza në ngjyrë rozë u shpallën dizajni i vitit.

19:15
Horror nga Ukraina/ Arrestohet në rrugë burri me organe të brendshme në qafë, kokë të prerë në dorë (imazhe të rënda)

Një burrë i zhveshur, me organe të brendshme të varura në qafë dhe duke mbajtur në dorë “kokën e prerë të babait të tij” është arrestuar dje duke ecur në rrugë në Ukrainë.

19:13
Hungaria aprovon përdorimin e vaksinës ruse anticovid, Sputnik V

Hungaria është vendi i parë në BE i cili aprovon përdorimin e vaksinës anticovid ruse, Sputnik V.

19:07
Mevlani nxehet me Melisën: Pusho, mos na bëj interesante. Çfarë të duket vetja!

Dhurata e Mevlanit për Ledianën hapi debat në studio, sidomos me Melisën dhe Sindin, të cilat Mevlani i konsideroi si ‘hasëm”.

19:00
Mevlani i jep dhuratë të çuditshme Ledianës: Kam hasëm në studio

Mevlani zgjodhi një objekt që “largon syrin e keq” si dhuratë për ledianën në takimin që pati.

18:59
Çfarë marke të famshme zgjodhi Jennifer Lopez gjatë inaugurimit të Joe Biden (Fotot)

Jennifer Lopez ishte një ndër artistet pjesëmarrëse në inugurimin e presidentit të 46-ë SHBA-së Joe Biden ditën e djeshme.

18:40
Aksident në Vlorë! “Benz”-i përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

Një drejtues i makinës tip “Benz” ka aksidentuar një person mbrëmjen e sotme në lagjen Kushtrim në Vlorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

18:33
Mevlani e bën sërish, vonohet në takimin me Ledianën

Mevlani vonohet sërish në një takim, kësaj radhe në takimin me Ledianën.

18:29
Nipi i Joe Biden merr vëmendjen e të gjithë botës ndërsa kërcen në krahët e gjyshit (PAMJET)

Joe Biden  u shpall zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së me një ceremoni inaugurimi madhështore, por dikush tjetër mori gjithë vëmendjen.

18:27
Përputhen/ Rikthehet Lediana në studio, ja vendimi që ka marrë

Lediana pas një pauze është rikthyer në studio.

18:26
Shoqëria e fundit matriarkale e Evropës/ Portrete të fuqishme nga ishujt estonezë ku gratë qeverisin vendin (Fotot)

Disa portrete të pabesueshme tregojnë një prej shoqërive të fundit matriarkale të Evropës, ku gratë e vjetra komandojnë, ndërsa burrat rrinë në prapavijë.

18:19
“Surprizë ma t’mirë kurrë s’kam marrë”/ Tayna merr dhuratën e veçantë në mes të Bosforit

Këngëtarja është befasuar kur ka lexuar dedikimin për të në urën e Bosforit.

18:08
“Një hap përpara drejt integrimit në BE”, Soreca e Kim takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca zhvilluan një vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë ditën e sotme, ku u takuan me 7 anëtarët e saj me në krye Vitore Tushën.

18:08
Bosnja do të porosisë vaksina ruse dhe kineze

Bosnje e Hercegovina planifikon të porosisë vaksina kundër koronavirusit nga Kina dhe Rusia, nga frika se dërgesat e porositura përmes skemës COVAX dhe Bashkimit Evropian do të arrijnë vonë.

17:58
15 portrete që provojnë se nëpërmjet teknologjisë mund të bëni magji po aq mirë sa një magjistar

Inteligjenca artificiale tashmë ka marrë një pozitë të fortë në jetën tonë. Jo vetëm në teknologji, por edhe në sferën krijuese.

17:58
Takimi me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Thelbësore! Gjyqtarët të veprojnë me pavarësi e integritet

Pas reagimit të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ka dhënë komentin e saj edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për takimin që zhvilluan bashkë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

17:48
Ngjarjet në SHBA/ Roli i internetit si një instrument i shkatërrimit të demokracisë

Në një epokë të rritjes së paqëndrueshmërisë sociale dhe politike në Shtetet e Bashkuara, lidhja e mundësuar nga interneti po fuqizon një diskurs kombëtar gjithnjë e më të polarizuar. Dobësia që rezultoi u soll në fokus, dhimbshëm në 6 Janar.

17:42
Takim me ministrin e Jashtëm turk, Varhelyi: Bashkëpunim për çështje me interes strategjik

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi shprehet pozitiv pas takimit me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

17:33
Gazetari Fatos Mahmutaj tregon si u plagos më 21 Janar dhe si u vra Hekuran Deda ngjitur me të

Fatos Mahmutaj mbeti i plagosur pas të shtënave me armë në protestën e opozitës së drejtuar nga Edi Rama në 21 janar 2011.

17:22
Prindërit dëgjuan të qarat/ 14 vjeçarja indiane i mbijeton përdhunimit, rrahjes me gurë dhe varrosjes për së gjalli

Në një prej episodeve të fundit të mizorisë së përdhunimeve në Indi, një vajzë shkolle është rrahur, përdhunuar e madje varrosur e gjallë, por i ka mbijetuar tmerrit kur prindërit dëgjuan të qarat e e saj.

17:20
Kërcënimi ndaj kryetares së KQZ-së, Mustafa: Veprim i padrejtë e i palejueshëm

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas kërcënimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Data, pasi Këshilli Gjyqësor  rekomandoi largimin e 47 emrave të partive politike nga listat e kandidateve për deputet.

17:15
Nuk respektoi masat anticovid/ Qeveria Shqiptare shpall “NON Grata” diplomatin rus, të largohet brenda 72 orësh

Qeveria shqiptare ka shpallur “non grata”diplomatin rus Alexey Krivosheev, pasi nuk ka respektuar masat anticovid, ndaj ai duhet të largohet brenda 72 orësh nga vendi ynë.

17:12
Fermerë aplikoni deri më 25 shkurt për të marrë naftën që deri dje e paguanit me taksa, tashmë falas

Nëse je një fermer, person fizik apo juridik i pajisur me NIPT fermeri aktiv dhe me pronësi toke mbi 0.4 HA, tashmë ke mundësi të bëhesh pjesë e skemës së mbështetjes me naftë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duke aplikuar në e-Albania deri më 25 shkurt.

17:07
Mësimi online do vazhdojë/ Komiteti teknik i ekspertëve: Më mirë auditoret bosh sot, se sa spitalet plot nesër

Mësimi online do të vazhdojë për të gjithë studentët. Anëtarët e komitetit teknik të ekspertëve në në mendje thanë se tani nuk është koha që të bëhen hapa pas në këtë drejtim.

17:03
Komiteti i Ekspertëve/ Rakacolli: Tendencë rritjeje e infektimeve me covid gjatë janarit

Mësimi në universitete do të vazhdojë të zhvillohet online për shkak të një tendence të rritjes së rasteve me covid këtë fillim viti.

17:01
Ilir Yzeiri në Top Talk/ Edi Rama “shkeli” mbi 21 Janarin duke bashkëqeverisur me Ilir Metën

Analisti e konsideron të pafalshëm vendimin e qeverisë Rama që bëri pjesë të koalicionit të tij, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në atë kohë, Ilir Meta.

16:52
Takimi me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Yuri Kim, Soreca: Mbështetje e fortë nga BE

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka komentuar takimin e tij me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme.

16:51
E martuar me 36-vjeçarin, gjyshja 81-vjeçare bën postimin prekës (FOTO)

Një gjyshe 81-vjeçare britanike, Iris Jones është e martuar me një djalë që është sa gjysma e moshës së saj, egjiptianin Mohamed Ahmed Ibriham, 36-vjeç.

16:47
Artistja riimagjinon botën, nëse do të pushtohej nga macet gjigante …

Artistja Frandsita Muafidin prezanton së fundmi një realitet imagjinar të botës, nëse ajo do të ishte pushtuar nga kafshët e saj të preferuara.

16:39
Mbi 1 milionë persona marrin dozën e parë të vaksinës në Turqi

Më shumë se një milion persona në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

16:34
Trondit aktorja e njohur: Burri më ka dhunuar e kërcënuar gjatë gjithë karantinës (FOTO)

Aktorja e njohur amerikane, Christina Ricci, trondit me deklaratat e saj të fundit.

16:31
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

16:31
Grupi polifonik shqiptar këngë për presidentin Erdogan (Video)

Një grup polifonik nga Shqipëria i ka kushtuar një këngë Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

16:26
Egjipt, gjendja e jashtëzakonshme zgjatet për herë të 15-të

Parlamenti i Egjiptit miratoi vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë vendin edhe për 3 muaj.

16:23
Merr fund qetësia në Bagdad/ Dhjetëra të vrarë nga sulmet kamikazë

Qetësia që mbizotëronte prej disa kohësh në Bagdad u shemb sot nga dy sulme vetëvrasëse në një treg të kryeqytetit irakian. Zyrtarët vendas flasin për rreth 30 të vrarë e mbi 73 të plagosur, teksa hija e terrorit u rikthye sërish.

16:20
Rihanna feston në mënyrë unike fitoren e Biden…me të brendshme e qese plehrash (Fotot)

Edhe këngëtarja Rihanna ka festuar për inaugurimin e presidentit Joe Biden, por në një mënyrë tepër unike.

16:10
Koment: Joe Biden është njeriu i duhur vetëm për momentin

Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është presidenti i duhur në atmosferën e nxehur shoqërore në SHBA. A do jetë në gjendje ai që të gjejë përgjigjet e duhura për çështjet e së ardhmes? Ines Pohl komenton.

16:09
Prokurori i përgjithshëm i Teksasit do të sfidojë Biden

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit në SHBA, Ken Paxton tha se do të sfidojë mashtrimin federal nga administrata e presidentit Joe Biden.

16:07
SHBA rol vendimtar në Kosovë/ Hoti: Marrëdhënia jonë është e veçantë

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se  Kosova ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara.

16:00
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në vend, që duhet të mbahet në muajin prill të këtij viti. Me këtë ligj duhet të mundësohet që në Maqedoninë e Veriut të zbatohet regjistrimi pas 19 vitesh.

15:58
Mbi 70 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 70 milionë.

15:45
Një milion euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në Kosovë

Qeveria në largim e Kosovës ndau një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit, si pasojë e vërshimeve që përfshinë Kosovën në javën e parë të janarit.

15:38
Ish-presidenti 74-vjeçar Bill Clinton, duket se e zë gjumi gjatë ceremonisë së inaugurimit (fotot)

Teksa mediat analizojnë pamjet e ceremonisë së djeshme të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA, Joe Biden, disa prej tyre raportojnë se ish-presidenti Bill Clinton nuk mbante dot sytë hapur dje në Capitol, në pamjet që janë bërë virale në internet.

15:37
Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

15:31
“79% e studentëve duan të largohen nga Shqipëria”/ Deklarata e 23 viteve më parë nga Neritan Ceka, aktuale edhe sot

Studiuesi Neritan Ceka shpjegon arsyet përse të rinjtë duan të emigrojnë dhe çfarë duhet bërë sipas tij.

15:29
“Lunatikët” e debatit politik/ Programi më i ri së shpejti në ekranin e Top Channel

“Lunatikët” është hapësira qe Top Channel do ti krijoje te gjithë atyre te cilët ndihet te afte te debatojnë politikisht ne programe televizive.

15:27
Drejtuesja e KQZ: Më kërcënuan/ Valdete Daka akuzon ata që u penguan të kandidojnë

Pas informimit të publikut se Këshilli Gjyqësor ka rekomanduar largimin 47 emrat të partive politike nga listat e kandidateve për deputet, janë bërë kërcënime në drejtim të KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Data.

15:25
Narta pret përmbytjen e dytë/ Ende shumë banesa janë nën ujë pas reshjeve të disa ditëve më parë

Autoritetet kanë paralajmëruar për një valë të re përmbytjesh ndërsa në  nartë ende nuk është tërhequr uji i vërshimeve të fundit.

15:24
Ruçi, mesazh për 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjës

Kryetari i parlamentit thekson se vota është më e fortë se çdo gjë tjetër.

15:15
Çifti Trump mbërrin në Mar-a-Lago/ Melania ‘e gatshme’ për diellin e Floridas me veshjen ‘kaftan’ Gucci (Fotot)

Melania Trump duket se ka ‘varur në gozhdë’ këpucët e saj të Zonjës së Parë teksa zbriti nga avioni presidencial Air Force në rezortin Mar-a-Lago për të nisur jetën e saj të re në Florida.

15:14
Si gënjeu Berisha për “21 Janarin”/ Tha se vrasjet u kryen me çadra pistoletë dhe se kishte armë e tritol

Protesta e 21 janarit të vitit 2011 për ata që e jetuan ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme.

15:13
Përkujtohet Ziver Veizi/ Ceremonia në fshatin Zenelaj në Gjirokastër

Në fshatin Zenelaj pranë Gjirokastrës në vendlindjen e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit Ziver Veizit familjarë, miq dhe autoritete vendore u mblodhën në ceremoninë e përvitshme përkujtimore.