Goditi me sende të forta kushëririn e tij, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

08/07/2021 14:02

Policia ka vënë nën pranga një 28-vjeçar në Tiranë.

Blutë njoftojnë se arrestimi i shtetasit V.P., u bë pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij”, njofton policia.

Nuk bëhen të ditura shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel