Projekti “Da Vinci”, zbulohen 14 pasardhës meshkuj të mjeshtrit të madh!

08/07/2021 12:11

Një studim mbi historinë familjare të gjigantit të Rilindjes italiane, Leonardo Da Vinci, ka zbuluar 14 pasardhës të tij që janë ende në jetë, më i vogli prej të cilëve vetëm 1 vjeç.

Këto gjetje janë rrjedhojë e një projekti disa dekadash, të drejtuar nga historianët Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato, e që synonte rikrijimin e profilit gjenealogjik të mjeshtrit të mad hi cili nuk u martua kurrë e nuk pati fëmijë vetë, por kishte të paktën 22 gjysmë vëllezër. E gjithë kjo përpjekje bëhet për të kuptuar më mirë gjenialitetin e tij.

Studimi, i publikuar në revistën Human Evolution, dokumenton linjën e meshkujve të kësaj familjeje në një hark kohor prej 690 vjetësh, duke nisur nga baba i Da Vincit, Michele i cili lindi në 1331, e kalon nëpër 21 breza, përfshirë pesë degëzime familjare, për të mbërritur tek 14 pasardhësit e tij të sotëm. Piktori, shkencëtari dhe inxhinieri i madh ishte djalë i paligjshëm i noterit nga Toskana. Da Vinci lindi atje në 1452 dhe vdiq në Amboise të Francës në 519.

Kërkuesit kanë gjurmuar kromozomin Y, të cilin baballarët ua kalojnë djemve dhe ai kishte mbetur thuajse i pandryshuar për 25 gjenerata, tha Vezzosi. Në 2016-tën, ishin identifikuar 35 të afërm në jetë të Da Vincit, përfshirë dhe këtu dhe linjën femërore, por ata ishin përgjithësisht pasardhës jo të drejtpërdrejtë të gjeniut. Pasardhësi më i famshëm jo i drejtpërdrejte i Da Vincit , pretendohet të jetë regjisori i njohur Italian, Franco Zeffirelli.

Top Channel