Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, se Prokuroria e Posaçme po amniston, sipas tij, krimin elektoral në Shqipëri. Berisha akuzoi institucionin për mos hetim të shkeljeve zgjedhore, duke iu referuar edhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet e 11 majit.