Përballë një shpërthimi në rastet COVID-19 midis të rinjve, Spanja ka vendosur të përshpejtojë vaksinimin e kësaj grupmoshe, në mënyrë që të shmangë një valë të re të sëmundjes që do të shkatërronte sezonin turistik dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Incidenca u rrit sot në 814 raste për 100 000 banorë mbi 14 ditë për moshat 20-29 vjeç, më shumë se trefishi i incidencës mesatare për të gjithë popullsinë (252), raporton ATSh.

“Shumica e këtyre rasteve nuk çojnë në shtrime në spital, sepse ato janë përgjithësisht më pak serioze”, tha Dr. Fernando García, zëdhënësi i Shoqatës së Shëndetit Publik të Madridit. “Por ata po kontribuojnë në përhapjen e virusit, nëse nuk ndalen në kohë”, shtoi ai.

Ndryshe nga vendet e tjera europiane, që disa javë më parë hapën vaksinimin për të rinjtë dhe adoleshentët, Spanja zbaton një sistem mjaft të ngurtë, që filloi këtë dimër me personat mbi 80 vjeç dhe gradualisht ka arritur në grupmoshën 30-39 vjeç.

Top Channel