Shefi i arbitrave në Serie A italiane u bë dëshmitar i një ndeshjeje shumë kontroverse dhe të polemizuar. Bëhet fjalë për sfidën mes Comos dhe Venezias, një sfidë që u gjykua nga arbitrja Maria Sole Ferrieri Caputi me këtë të fundit që përjetoi një moment shumë të vështirë.

Gjithçka është regjistruar rreth minutës së 30 kur rezultati ishte 0-0 me arbitren që fillimisht akordoi një penallti për skuadrën e Venezias, por që më pas e ktheu vendimin pasi e verifikoi episodin në monitor. Ferrieri Caputo që ishte në ndeshjen e parë që gjykonte në Serie A, kishte sanksionuar me të drejtë një prekje të topit me dorë në kufi të zonës nga ana e Milla, një top që erdhi pas një kontrasti me Da Cunha dhe Busio

Futbollisti spanjoll me krahun e majtë të shkëputur nga krahu, frenoi lëvizjen e topit. Pas fërshëllimës së arbitres, nisi një verifikim i gjatë i episodit në sallën VAR në Lissone që përfundoi me thirrjen e Caputit para monitorit. Në një moment, ndjesia në tribuna për një prekje e topit me dorë që dukej se ishte e pastë, ishte se dyshimi qëndronte te pika e saktë ku ndodhi ky episod, brenda apo jashtë zone. Por komunikimi i arbitres përgënjeshtroi gjithçka: ‘Futbollisti i Comos nuk ka kryes asnjë faull, vendimi përfundimtar; nuk ka penallti’. Një gabim ky, duke qenë se Milla jo vetëm që e kishte krahun e hapur, por edhe e kërkoi topin. Edhe vetë Cesc Fabregas në konferencën për shtyp foli për episodin me sportivitet teksa tha: ‘Mua m’u duk top i prekur me dorë qartë, në fakt u ktheva nga pankina dhe bërtita ‘është penallti’. Më pas më thanë se Milla nuk e lëvizi krahun, por se po përpiqej ta mbante të hapur larg trupit. Ky është interpretimi që më dhanë, por po e përsëris, përshtypja ime e parë ishte për penallti të pastër. Por personat më profesionistë se unë  në këtë fushë më dhanë këtë version. Me siguri do të shkoj ta shoh më pas’-ishin fjalët e Fabregas. Ndërsa Davide Nicola ngriti më shumë akuzat tek gjyqtarët e sallës VAR. ‘Për mendimin tim arbitrja bëri shumë mirë, nuk kuptova se çfarë ndodhi më vonë. Por për këtë do të duhet të përgjigjet AIA’-tha Nicola

Në fund te ndeshjes, Shefi i Arbitrave Orsato u duk se ishte kundër vendimit përfundimtar. Edhe Ferrieri Caputi pati fajin e saj, se ndoshta nuk diti t’i qëndrojë vendimit të saj të parë, por peshën më të madhe të gabimit e mjanë dy arbitrat në Lissone Cosso e Giua a Lissone që e thirrën gjyqtaren para monitorit për të marrë këtë vendim që dukej i papajtueshëm. Ndërkohë që në sfond u dëgjuan edhe fraza seksiste: ‘Shko të gatuash makarona me salcë apo të pastrosh me fshesë me korrent’, komente këto të izoluara që u bënë nga persona pranë studios së Dazn dhe që ishin krejtësisht të papërshtatshme.

Top Channel