E premte, 22 Janar 2021
16:18
Erdoğan: Miratohet grupi i dytë i vaksinave COVID

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se grupi i dytë i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19), respektivisht 10 milionë doza, janë miratuar për t’u dorëzuar në Turqi dhe ato mund të mbërrijnë deri në fundjavë.

16:14
Kupa, 4 sfida në vetëm 3 ditë/ Derbi i Milanos ngre siparin në 26 janar

Lazio është skuadra e tetë dhe e fundit e kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Shorti tani është i plotë për turneun e dytë nga rëndësia në Apenine.

16:11
Aksident në Vlorë, një i plagosur

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin rrugor Vlorë-Orikum dhe për pasojë  ka mbetur një i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

15:59
Tërbohen britanikët/ Presidenti Biden heq bustin e Winston Churchill nga Zyra Ovale, e zëvendëson me aktivistët Martin Luther King e Rosa Parks (Fotot)

Një hatërmbetje trans-Atlantike po përgatitet pasi presidenti i ri amerikan Joe Biden ka hequr bustin e ish-kryeministrit britanik Winston Churchill nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, pesë vjet pasi edhe Barack Obama kishte hequr nga zyra figurën e ish-liderit britanik. Trump e rivendosi ate kur erdhi ne zyrë.

15:43
Kina, alarm për vitin e ri hënor/ Pekini teston 2 milionë banorë

Viti i Ri hënor në Kinë është në 12 shkurt, dhe zyrtarët vendas janë vene në gjendje alarmi. Në këtë periudhe, ndodh eksodi më i madh në vend, ku miliona kineze kthehen në shtëpitë tyre duke iu larguar qendrave industriale.

15:37
14 viktima dhe 289 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi i ri në Kosovë.

15:35
Arrestohet në pikën kufitare të Morinës shtetasi nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar për “vrasje të mbetur në tentativë”

Shtetasi kosovar ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar nga Belgjika.

15:32
“Marubi” mes më të mirëve/ I vetmi muze i fotografisë në Ballkan

Në  mesin e 50 muzeve nga vende si Britania e Madhe, Franca, Holanda etj, Muzeu Kombëtar I Fotografisë “Marubi”, në Shkodër, është vlerësuar si një nga më të rëndësishmit në Evropë.

15:29
Gjuha e dëmtuar në rrjetet sociale/ Propozimi: Provimi i gjuhës shqipe të bëhet edhe në fakultet

“Gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar, por gjithashtu është edhe një tregues shumë i mirë i nivelit tonë të formimit”.

15:23
100 mijë kërkesa për votim me postë/ Diaspora e Kosovës ka të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Adil Sylqa tash e shtatë vjet jeton në Pragë ku ka studiuar për Inxhinieri të Sistemeve dhe Informatikë dhe punon IT.

15:12
Moti i keq në porte/ Në Durrës kërkohet kujdes, në Vlorë peshkatarët nuk lejohet të lundrojnë

Duke filluar nga mesnata e kaluar dhe deri në mesnatën e datës 23 janar, e gjithë zona bregdetare është përfshirë nga era me drejtim jug dhe shpejtësi deri në 30 milje/orë, si dhe lartësi dallge deri në 3 metra.

15:12
Zgjatet “garancia sovrane”/ Edhe 6 muaj më shumë që biznesi të marrë kredi në banka

“Ministria e Financave ka shtyrë me 6 muaj afatin për garancinë sovrane duke e çuar atë deri më 30 qershor 2021, një instrument që synon rimëkëmbjen e bizneseve të prekura nga pandemia Covid-19.”

15:12
Nëna “takon” të birin pas 11 vitesh/ E braktisi, djali u rrit nga një familje rome në Lezhë

Emisioni “Shqipëria Live” bashkon mbas shumë vitesh nënën dhe të birin e saj.

15:11
Dëbimi i diplomatit rus, reagon ambasada e Rusisë: Nuk e kanë përmendur emrin e tij, nuk kanë sjellë prova të shkeljes së masave

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar në lidhje me njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e dipomatit Alexez Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid.

15:08
(FOTO) Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat bëhen “copë e çikë”, një vajzë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper.

15:02
Rusia paralajmëron Shqipërinë/ Reagimi i Moskës pas dënimit të diplomatit: Provokim, nuk e lëmë pa përgjigje

Të enjten Shqipëria i dha 72 orë kohë diplomatit rus Alexey Krivosheev që të largohet nga Shqipëria si i padëshirueshëm. Arsyeja zyrtare ishte mosrespektimi i masave anticovid nga ana e diplomatit rus në ambasadën e Rusisë në Tiranë.

14:56
Ana, pas largimit nga Për’puthen: Djemtë aty “nuk dinë ta lypin”

Ana thotë se djemtë, konkurentë të Për’puthen nuk dinë si të sillen me vajzat.

14:38
Ana pas largimit nga Për’puthen: Po kërkoj djalë jashtë, tani jam bërë vajzë e mirë…

Ana vazhdon të jetë aktive në televizion edhe pas largimit nga Për’puthen dhe tregon për jetën e saj tani.

14:35
Guvernatori Sejko pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco: Vlerësohet puna e bërë nga BSH

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Sh.T.Z. Vincenzo Del Monaco, i cili mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në datë 16 nëntor 2020.

14:30
Tjetër lajm i hidhur për Real Madrid/ Infektohet me covid Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

14:23
“Do të hakmerremi!”/ Irani kërcënon me “dron” Donald Trumpin

Nga profili në Twitter i liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim i cili është interpretuar menjëherë si kërcënim për ish presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

14:19
Ambasada e Francës në Kosovë: Të sigurohen zgjedhje të besueshme,

47 kandidatë për deputetë nuk mund të jenë pjesë e listave të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit pasi që janë shpallur fajtor për vepra penale me një vendim përfundimtar të Gjykatës në tri vitet e fundit.

14:12
Ditën e parë si jo-president, Trump e kalon duke luajtur golf

Në ditën e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër: golfit. Ish presidenti republikan u shfaq i relaksuar në resortin e Floridas.

14:11
Kontrollet blic nga RENEA në Nikël, nuk gjenden në banesë shumë prej të kërkuarve të SPAK, mes tyre Durim Bami e Merklen Haka

Një aksion blic është zhvilluar së fundmi në Nikël të Fushë Krujës ku Policia e Shtetit- RENEA – Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë ushtruar një kontroll në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

14:06
Vështirësitë e nënës që braktisi djalin 3 ditësh: Mami më braktisi, halla më nxori nga shtëpia, punoja në lokale dhe diskoteka, më përdhunuan në Greqi…

Esmeralda Kamena tregon historinë e dhimbshme të jetës së saj dhe vuajtjet që e detyruan të lërë djalin e sapolindur në një familje të panjohur.

14:01
Fotot/ Sekuestrimi i 5 mln € pasuri, kush janë dy të fortët nga Mirdita

Dy personat që shikoni në foton e mësipërme të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, janë Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku.

14:01
Emri/ Shqiptari menaxhonte mbetje të rrezikshme në Itali, kapet në Londër

Një shqiptarë i kërkuar nga drejtësia italiane për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe falsifikim është arrestuar në Londër.

13:58
A ka jetë pas vdekjes? Multimilioneri ofron 1 mln $ për përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, i magjepsur pas jashtëtokësorëve dhe hapësirës, po ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes më të mistershme në botë: “A ka jetë pas vdekjes?”

13:51
Nëna biologjike sheh djalin pas 10 vitesh: Nuk do t’ia marr djalin Elvirës që e rriti, vetëm nëse…

Esmeralda përlotet teksa falenderon çiftin rom që rriti Eraldon dhe thekson se nuk do t’ia marrë djalin nëse familja nuk pranon

13:50
​Bitcoin fundoset 30 për qind nga niveli rekord

Kripto-valuta më e madhe në botë, bitcoin, vazhdoi të zhytej dhe tregtohej me një çmim nën 30.000 dollarë, pas një rritje marramendëse të vlerës vitin e kaluar.

13:47
Thyen masat anticovid, gjobiten 462 persona

462 persona janë gjobitur nga policia për shkak se kanë thyer masat e sigurisë anticovid.

13:40
Shefi i BE-së kërkon nga Putin që të lirojë opozitarin Navalny

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të lirojë figurën e opozitës Alexei Navalny.

13:33
Një ish-gjeneral, një indiane, dy latinë/ Kush do të jetë pjesë e kabinetit Biden

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden bëri thirrje për unitet dhe kapërcimin e ndasive në shoqërinë amerikane.

13:31
Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse “Sputnik V”

Presidentit Alberto Fernández  ka marrë injektimin e vaksinës Sputnik V kundër Covid-19 të enjten, duke u bërë një nga udhëheqësit e parë në botë që mori vaksinën ruse.

13:28
Çifti rom rriti djalin që ia lanë në derën e shtëpisë/ Nëna biologjike rrëfen historinë e dhimbshme për “Shqipëria live”

Esmeralda Kamena është nëna biologjike e 10 vjeçarit që është rritur nga Elvira dhe Elezi.

13:21
BE miraton përdorimin e testeve të shpejta antigjenike

Shtetet anëtare të BE-së miratuan sot me unanimitet një rekomandim të Këshillit Europian për të vendosur një kuadër të përbashkët për përdorimin e testeve antigjenike të shpejta dhe njohjen e përbashkët të rezultateve të testeve COVID-19 në të gjithë Bashkimin Europian.

13:05
​Sllovakia raporton 1.785 raste të reja dhe 93 të vdekur nga COVID-19

Në Sllovaki, 1.785 raste të reja të virusit korona janë konfirmuar në 24 orët e fundit, dhe 93 njerëz kanë vdekur.

13:01
Biden “i shtrin dorën” Rusisë: Të zgjasim marrëveshjen START

Në një ulje tonesh me Rusinë, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri të qartë se synon të kërkojë zgjatjen me pesë vjet të marrëveshjes START-i Ri me Moskën.

12:52
Lojërat Olimpike Tokyo 2020, përhapja e vaksinave do të ndihmojë organizimin e ngjarjen e planifikuar

Organizatorët olimpikë shpresojnë që vaksina Covid-19 do të thotë që Lojërat e riplanifikuara Tokyo 2020, mund të zhvillohen në muajin korrik, pavarësisht një raporti në media që hodhi dyshime për vazhdimin e tyre.

12:50
Këngëtarja e famshme “harron” reçipetat në shtëpi, u tregon më shumë seç duhet kalimtarëve (FOTO)

Miley Cyrus asnjëherë nuk ka treguar se është e turpshme, kur vjen puna për të ekspozuar trupin e saj.

12:48
Erë e fortë 80 km/h dhe rrebeshe shi gjatë fundjavës, meteorologia: Ja kur përmirësohet situata

Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb tha për Top Channel se gjatë fundjavës do të kemi reshje të dendura shiu.

12:48
Twitter refuzoi të heqë videot me përmbajtje pornografike të fëmijëve sepse “nuk shkel politikat e kompanisë”

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual sepse sipas hetimit të kryer nga kompania “nuk u gjet shkelje e politikave të sigurisë” së kompanisë.

12:36
Plasin polemikat në Itali: Mjekët marrin ujë fiziologjik në vend të vaksinës

Disa punonjës të shëndetësisë kanë marrë në Itali gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid dhe në vend plasën polemikat.

12:32
​Vjenë: Lloji britanik i virusit është i pranishëm në 12% të mostrave pozitive

Sipas autoriteteve austriake, lloji i ri britanik i koronavirusit filloi të përhapet dhe të shtypte llojin e mëparshëm në Austri.

12:31
Në avionë, trena, autobusë/ Urdhri i Biden: Askush s’lëviz pa maskë!

Pa maska, amerikanëve nuk do t’u lejohet udhëtimi me avionë, trena apo autobuzë.

12:26
Emrat/ Kontroll në banesat e të fortëve të Niklës! RENEA & Operacionalja ‘zbarkojnë’ në terren! Sekuestrojnë prova…

Policia e Shtetit- RENEA – Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një aksion blic në Nikël të Fushë-Krujës, ku kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

12:19
Google kërcënon Australinë se do të heqë motorin e kërkimit, pasi ky shtet kërkon bashkëpunim midis Google Australia dhe mediave vendase

Google ka kërcënuar të heqë motorin e saj të kërkimit nga Australia në lidhje me përpjekjen e vendit për ta bërë gjigantin e teknologjisë të ndajë honorare me botuesit e lajmeve.

12:18
Zgjedhjet e 25 Prillit/ Yuri Kim paralajmëron sërish partitë politike: Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar sërish me një mesazh të fortë për partitë politike në vend para zgjedhjeve të 25 prillit.

12:18
Rama në kantierin e Daullasit/ 1200 punëtorë do të punojnë me 3 turne për ta mbaruar në 3 muaj

Në Daullas të Fierit kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA për ndërtimin e spitalit rajonal.

12:15
Izolimi nga dëbora/ Në Vithkuq banorët vuajnë pasojat e dëborës

Në fshatrat e Vithkuqit bora vijon të mbajë të izoluar banorët. Edhe pse moti është përmirësuar, gjatë ditëve të fundit, rruga drejt fshatrave “Shtyllë” e “Panarit”  ende nuk është hapur, çka ka bërë që qindra familje të mbeten të bllokuara.

12:09
Pfizer-BioNTech pranon të furnizojë Covax me vaksina anticovid, përfituese edhe Shqipëria

Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord për të furnizuar me vaksinën e tyre COVID-19 skemën e COVAX të bashkë-udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

12:07
Bllokimi i rrugës Milot-Rubik/ Banorët e fshatrave duhet të dalin në Rrugën e Kombit për të shkuar në Tiranë

Rënia masive shkëmbore nga mali, prej më shumë se 15 ditësh ka bllokuar aksin e vjetër rrugor Milot-Rubik.

12:03
Kosnett: Prokurorët të mos frikësohen nga llogaridhënia dhe të jenë shembull në shoqëri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e mbajtjes së Konferencës Vjetore të Prokurorëve duke kujtuar veprën e Anton Çettës tha se është shembull historik kur individi është përballur me rrezikun për të mbrojtur vlerat që i vlerëson lart.  

12:03
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy makina, plagoset një person

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Dajc.

11:49
FOTO/ Pozoi pranë personit më të pasur në botë, pas dy ditësh komediani rezulton pozitiv ndaj Covid-19

Komediani Dave Chapelle ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Një përfaqësues pranë tij e konfirmoi për median TMZ duke thënë se 47-vjeçari nuk ka ende asnjë shenjë të sëmundjes.

11:46
“Brenda 3 muajsh, 1200 forca pune”/ Ndërtimi i spitalit të Fierit, Rama kërkesë kompanisë turke: Familjeve të shpronësuara t’u ofrohet punë në kantier

Pas një jave pune parapërgatitore, edhe pse në kushtet të vështira atmosferike ka nisur puna në kantierin e Spitalit Rajonal në Fier, ku do të punohet me tre turne dhe do të angazhohen në procesin e ndërtimit brenda 3 muajsh 1200 forca pune.

11:44
Bashkëshortja e të ndjerit kërcënon me jetë prokurorin e çështjes për vrasjen e Arben Bilalit! Bajram Breçani për TCH: Është hera e tretë që ndodh!

Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani është kërcënuar me jetë.

11:40
Britani/ Qëllohet për vdekje 15-vjeçari, autorët ia mbathin me makinë dhe pësojnë aksident

Britani – Një 15-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një grup të rinjsh në Birmingham, ngjarje që ka alarmuar policinë dhe personat që dëgjuan të shtënat.

11:31
Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën, ku janë numri më i madh! T’i kthejmë sytë tek bujqësia”

Nga 1 Janari i këtij viti, Qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për prodhimet bujqësore, duke realizuar përgjysmimin e çmimit të karburantit për fermerët.

11:26
Hungaria, shteti i parë i BE-së që blen vaksinën ruse Sputnik-V

Hungaria ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për të blerë doza të vaksinës Spunik-V, duke u bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që bën një gjë të tillë.

11:26
Kinë/ Prej 10 janarit të bllokuar, ekipi i kërkim-shpëtimit zbulon sa do të qëndrojë nëntokë grupi i minatorëve

Kinë – Minatorët, të cilët kanë mbetur të bllokuar nëntokë pas një shpërthimi në një galeri të nëndheshme mund të dalin pas dy javëve, thotë ekipi i kërkim-shpëtimit.

11:26
Tiranë/ Vihen nën hetim 3 të hajdutët e biçikletave, në kërkim bashkëpunëtori i tyre! Policia arreston edhe 3 persona

Tiranë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërkohë janë vënë nën hetim edhe 3 të mitur.

11:23
Frika nga mutacionet e Covid/ Europa harton zonat e kuqe, nuk mbyll kufijtë

Variantet e reja të Covid 19 kanë mbjellë shqetësim në BE. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, shpjegoi se nevojitet një hartë e re ku të parashikohen “zonat e kuqe” në të cilat situata epidemiologjike është më e rënduar dhe ku do të duhet te ketë testime dhe karantinë.

11:13
Situatë dramatike në Gjermani, kalohet pragu i 50 mijë vdekjeve nga Covid

Ndonëse arriti ta menaxhonte mjaft mirë valën e parë të pandemisë, Gjermania nuk po e përballon dot me të njëjtin ritëm hovin e ri të koronavirusit.

11:11
Marinsi ra në “kurthin e mjaltit”/ Spiunia kineze gjendet e fshehur në bazën ajrore

Një grua, e cila dyshohet se është spiune kinezë u gjet e fshehur në gardërobën e një baze të Marinës britanike, ku sipas mediave vendase kishte qëndruar për me shumë se 2 javë me të dashurin e saj.

11:04
FOTO/ Gwen Stefani më e lumtur se kurrë! Nuk pret martesën, por vendos unazën 500 mijë dollarëshe

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani duket se është tepër e lumtur me partnerin e saj Blake Shelton dhe nuk ka pritur që të realizojë ceremoninë e martesës, por e ka vendosur menjëherë unazën.

10:55
Kosovë/ Ministri në detyrë Selimi : Veprimet e Dhomave të Specializuara tejkalojnë ato juridike dhe prodhojnë efekt politik

Prishtinë- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, me ç ‘rast ka folur për bazën ligjore që rregullon mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që është hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

10:53
Goditja nga pandemia/ Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se ka miratuar shtyrjen e afatit për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor të vitit 2021.

10:51
EMRI/ Ekstradohet në Itali shqiptari, ky është roli i tij në grupin mafioz Ndrangheta

Këtë mëngjes përfundoi procedura e ekstradimit të të dyshuarit Ardjan Cekini. Sipas akuzave, Cekini organizoi blerjen në Spanjë të rreth 20 kg kokainë

10:49
Kritika për Trump, lavdërime për Biden/ Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Ishte fytyra e autoritetit kundër pandemisë gjatë administruarës Trump, do të vazhdojë të mbetet edhe tani, me presidencën Biden.

10:46
Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe vajzës, pranga 43-vjeçarit në Vlorë

Një 43 vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Vlorës për dhunë në familje.

10:43
Greqi/ Rritet shërbimi ushtarak në 12 muaj, ja kur do të hyjnë në fuqi rregullat e reja

Autoritetet greke kanë deklaruar zyrtarisht rritjen e shërbimit ushtarak në 12 muaj për të gjithë, pas një diskutimi që kanë kryer në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes dhe çështjeve të Jashtme të vendit pasditen e së enjtes.

10:38
Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë të ngrohtë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Shërbimet e Policisë Bashkiake së bashku me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë, janë çdo ditë e çdo natë në terren për të ndihmuar njerëzit në situatë rruge.

10:37
COVID-19/ Shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës, do të lejohet lëvizja vetëm për …

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

10:30
Meta nxjerr të dhënat e Eurostat: Shqipëria zë vendin e parë në Europë të azilantëve ekonomik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.

10:29
Skandal në Itali/ Në vend të vaksinës anti Covid, mjekëve dhe infermierëve i injektojnë ujë fiziologjik

Një skandal ka ndodhur në spitalin Rovereto të Italisë, ku punonjësve shëndetësor i kanë injektuar ujë fiziologjik (serum) në vend të vaksinës kundër Covid-19.

10:29
Diplomati rus “non grata”/ Reagon Rusia: Provokim, synon prishjen e marrëdhënieve ruso-shqiptare

Moskë – Moska ka reaguar për vendimin e Tiranës për të dëbuar një diplomat rus dhe do të japë një përgjigje ndaj kësaj lëvizjeje.

10:22
Presidenti i PE, Sassoli letër Gramoz Ruçit: PE ju mbështet, ndjek nga afër përparimin e Shqipërisë drejt integrimit

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli në një mesazh drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, thekson se Parlamenti Europian “do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit”.

10:17
Durrës/ Dy tragete mbërrijnë në orar, një tjetër pritet të vijë

Megjithë paralajmërimet e përkeqësimit të kushteve atmosferike detare, mëngjesin e sotëm dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në orar.

10:14
Iu dogjën 200 dele në stallë, fermeri: Dyshoj për zjarrvënie të qëllimshme

Ruzhdi Allkushi fermer prej më shumë se 20 vitesh në bashkinë e Finiqit në fshatin Vrion humbi përgjatë një ore në një zjarr masiv mëngjesin e sotëm 200 krerë dele dhe më shumë se 4000 lidhje (dengje) bari.

10:10
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i varkave dhe anijeve të peshkimit në Vlorë, ja kur pritet përmirësimi i motit

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si me poshtë:

10:07
(Fotot) Çeki/ ‘Plasin’ grushtet në parlament pasi deputetit i mbyllin mikrofonin

Një debat i ashpër, i cili përfundoi në konfrontim fizik ka ndodhur në parlamentin e Çekisë për shkak të zgjatjes së gjendjes së emergjencës për koronavirusin.

10:07
Me vallëzim provokues në TikTok, Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave… (Video)

Bebe Rexha është aktualisht shqiptarja më e ndjekur në rrjetin social TikTok, me plot 5.6 milionë ndjekës.

09:56
Ministrja Kushi, takim me Ambasadorin e OSBE në Tiranë/ Kushi: Çojmë përpara projekte me interes të ndërsjellë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për të cilin shprehet:

09:43
Shqipja nxjerr zbuluar Andin, i publikon audion bombë: Nuk më intereson Tea, dola me të për… (FOTO)

Dje në “Live From Tirana”, konkurrenti i Për’puthen Andi Shehi dha një deklaratë shumë të rëndësishme në “Top Albania Radio”.

09:42
Sherr para ndeshjes Tirana-Partizani, arrestohen dy persona, nën hetim 14 të tjerë

Elbasan- Dy tifozë janë arrestuar ndërsa 14 të tjerë janë vënë nën hetim për shkak të një sherri të ndodhur para ndeshjes se derbit Tirana – Partizani.

09:33
Tragjedi në Itali/ Vdes 10 vjeçarja, mbyti veten me rrip për të realizuar sfidën e Tik Tok

Itali – Një vajzë e vogël, e moshës 10 vjeçare humbi jetën për shkak të një sfide ekstreme në rrjetin social Tik Tok.

09:26
“Nuk ka kohë për të vdekur”/ Por as për kinema, shtyhet sërish James Bond

Adhuruesit e agjentit më të famshëm të botës duhen të presin edhe ca për premierën e filmit të ri James Bond, e cila u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

09:21
Laprakë/ 40-vjeçari kapet me 63 doza kokainë

Tiranë- Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se është kapur duke shpërndarë drogë në zonën e Laprakës.

09:20
BE miraton përdorimin e testeve të shpejta antigjenike

Shtetet anëtare të BE-së miratuan sot me unanimitet një rekomandim të Këshillit Europian për të vendosur një kuadër të përbashkët për përdorimin e testeve antigjenike të shpejta dhe njohjen e përbashkët të rezultateve të testeve COVID-19 në të gjithë Bashkimin Europian.

09:16
Mbi 98 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 98 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

09:15
Republikanët kërkojnë shtyrjen e gjykimit të Trumpit deri në shkurt

Republikanët në Senatin amerikan u kërkuan demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit kundër ish-Presidentit Donald Trump deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij të përgatisë një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme. 

09:08
​54 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

54 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 32 pacientë janë në okisgjenoterapi dhe 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

09:06
Covid-19, si mund të shpëtojë jetën e njeriut pajisja që kushton vetëm 20 paund

Një nga misteret e Covid-19 i përket nivelit të oksigjenit në gjak, i cili mund të ulet dhe të shkaktojë probleme serioze në gjendjen e pacientit.

08:54
Elbasan/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 54-vjeçari. Ja për çfarë akuzohet në Itali

Një 54-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia shqiptare ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

08:44
Greqia ‘zgjohet’ me tërmet, regjistrohen lëkundje me magnitudë 4.6 Rihter

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

08:31
Durrës/ Arrestohen dy persona, njëri kapet në flagrancë duke vjedhur shishe alkooli në supermarket

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

08:24
Sarandë/ Zjarri përfshin stanin në Finiq, digjen 200 dele

Sarandë- Një ngjarje e e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku 200 bagëti (dele) janë djegur në një stan.

08:22
SHBA/ E pazakontë, gjendet kamera në dhomën ku zhvisheshin vajzat e mitura

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Tenesi, SHBA, ku ishte fshehur kamera në tualetin ku zhvishen vajzat e mitura.

08:15
Çavusoglu: E rëndësishme të vendoset një atmosferë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE

Çavusoglu shkoi në Bruksel të mërkurën në mbrëmje për një vizitë dyditore për bisedime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.