Titulli kampion i fituar këtë sezon, është shpërblyer për Diego Pablo Simeonen, të cilit i është ofruar një kontratë e re, që do ta mbajë të paktën edhe tre sezone të tjera në kryeqytetin spanjoll.

Tekniku argjentinas mori drejtimin e Atleticos së Madridit në verën e 2011-ës dhe 10-vjetorin e tij në stol e festoi me titullin kampion, ndërsa me kontratën e re, shndërrohet në një legjendë te Los Colchoneros.

Nën drejtimin e Simeones, Atletico e Madridit ka njohur suksese të jashtëzakonshme, duke konkurruar në të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë dhe duke fituar tituj mjaft të rëndësishëm.

Top Channel