Punime në kabinën elektrike, qendra e kryeqytetit mbetet nesër pa energji elektrike!

08/07/2021 15:24

Punimet për përmirësimin e rrjetit elektrik do të vazhdojnë nesër në qendër të kryeqytetit.

OSHEE njofton se nga ora 9 e mëngjesit deri në 13:00 zona pas stadiumit “Air Albania” dhe zona pas ambasadës franceze do të mbetet pa energji elektrike.

Njoftimi i OSHEE:

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm, do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Zona pas Stadiumit “Air Albania” dhe zona pas Ambasadës Franceze

Top Channel