Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sanxhak, të Kurbinit. Policia njofton se persona ende të paidentifikuar kanë plagosur me sende të forta, duke i shkkatuar dëmtime të shumta, shtetasit Lej Lika.

Mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia.

Ndërkohë policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mudnur shoqëimin e disa shtetasve që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Por ashtu shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Top Channel