Angli-Itali, një holandez do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-t

09/07/2021 00:32

Anglia siguroi për herë të parë finalen e Kampionatit Europian, pasi mposhti Danimarkën me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë në “Wembley”, teksa nuk munguan polemikat për një penallti të dyshimtë të akorduar nga arbitri holandez Danny Makkelie.

Megjithatë UEFA ka vendosur që një tjetër holandez, Bjorn Kuipers të vendosë drejtësi në finalen e madhe të 11 korrikut mes Anglisë dhe Italisë. Arbitri i mirënjohur 48-vjeçar do të asistohet nga holandezët Sander van Roekel dhe Erwin Zeinestra, spanjolli Carlos del Cerro Grande si arbitër i katërt dhe gjermani Bastian Dankert në VAR.

Finalja e madhe e Kampionatit Europian 2020 do të luhet mbrëmjen e të dielës në “Wembley” dhe Anglia do të synojë të fitojë për herë të parë në histori këtë kompeticion, ndërsa Italia do të provojë mbylljen perfekte për një edicion fantastik.

Top Channel