Kampet verore për fëmijë/ Jo vetëm me çmime të kripura, por ka dhe falas

08/07/2021 15:22

Një nga problemet me te mëdha me te cilat përballen prindërit pas mbarimit te shkollës është organizimi i orareve te fëmijëve ne kohen qe ata punojnë.

Koha e fëmijëve nuk është aspak kreative dhe shplodhëse, por e mbyllur ne ekranet e smartphoneve. Ne Elbasan organizatat jo fitimprurëse kane filluar te krijojnë kampet verore.

Keto kampe janë pa pagese dhe te fokusuara kryesisht ne kategoritë e familjeve ne vështirësi social ekonomike.
Çdo vit numri i fëmijëve në këto kampe është rritur teksa argëtimi pafund por edhe lojërat edukuese i mbajnë të mbërthyer për orë të tëra. Sigurisht nuk mungojnë as kampet e organizuara privatisht, por çmimet e tyre nuk janë të përballueshme për të gjithë.

Fëmijët i duan lojërat, por mundësitë janë të pakta ndaj dhe alternativa e telefonëve nuk është gjithmonë zgjedhja e tyre. Sipas psikologëve, shëndeti psikologjik i fëmijëve është i lidhur ngushtë me argëtimin dhe jetimin e fëmijërisë në kapacitetin e plotë të saj.

Top Channel