Horrori i ‘veshëve’ në kaviet/ Shkencëtari rriti organet e transplantit në kurrizin e kafshës (fotot)

08/07/2021 20:26

Dr. Charles Vacanti ishte një anestetist para se të bashkohej me të vëllanë Jay, gjithashtu doktor, për të hulumtuar në rigjenerimin e indeve.

Prej fundit të viteve 1980 ai studioi krijimin e strukturës së biodegradueshme për rritjen artificiale të indeve, dhe më pas për rritjen e saj në një formë të caktuar të dobishme.

Materiali i krijuar prej tij ishte një përzierje acidi poliglikolik dhe polilaktik, të cilat mund të shpërbëheshin në ujin dhe dyoksidin e karbonit të trupit.

Vacanti dorëzoi asokohe punën e tij për publikim por u shokua kur u refuzua me argumentimin se nuk kishte aplikime praktike për të.

Prandaj ai vendosi të jepte provën e studimit të tij duke vendosur të krijojë kërcin e veshit të njeriut, si një nga strukturat më të komplikuara të trupit të njeriut për të rikrijuar.

Ai arriti të mbjellë me sukses materilain me qeliza embrionale të ligamenteve lopës duke i dhënë formën e veshit të njeriut, të cilën duhet ta vendoste më tej diku ku përbëria të kthehej në një vesh të vërtetë.

Për këtë nuk mund të përdorej çdo kavje e zakonshme.

“Miu i zhveshur” e merr emrin e tij nga mungesa e qimeve, i cili është krijuar në vitet 1960-të nga një mutacion i rastësishëm gjenetik.

Specia nuk as qime, as timusin e trurit, qe eshte pjesa që kontrollon sistemin imunitar të gjallesës.

Kjo bënte që miu i zhveshur të mos kishte reagim imunitar ndaj transplantimeve të indeve, cka bën atë super-të vlefshëm për shkencën.

Dhe miu me të vërtetë nis të rrisë një vesh njerëzor në kurrizin e tij. Zhvillimi shkaktoi tmerr dhe përçmim. Aktivistët e të drejtave akuzonin shkencëtarin se donte të luante rolin e Zotit, por Charles shpjegonte se vetëm donte të tregohej se mund të bëhej, dhe se nuk dëshironte të krijonte një ushtri minjsh me veshë njerëzorë në kurriz.

Në një intervistë Dr. Jay Vacanti, tha se kavja do të ishte mirë pasi veshi të hiqej, por kjo ishte shumë e kontestuar nga të tjerë ekspertë.

Dhe në fakt foto është përdorur shpesh në demonstratat kundër modifikimeve gjenetike apo dëmtimit të ambjentit.

Në vitin 2018, studiues në Kinë kryen në këtë mënyrë transplante veshësh te disa fëmijëve të prekur nga mikrotia, sëmundja e rrallë që shkakton mungesë zhvillimi të pjesës së jashtme të veshit.

Veshët u rritën me qelizat embrionale të vetë fëmijëve, sipas teknikës së Vacanti, të cilit tre dekada më herët i komunikohej se zbulimi i tij nuk do të kishte përdorim praktik.

Katër vëllezër Vacanti janë doktorë dhe pionierë të fushës së rigjenerimit dhe transplantimit. Sot studimi i tyre për organet në kurrizin e kavjeve, është zhvilluar duke arritur në krijimin e rritjes së organeve si mushkëritë, pankreasi apo dhe indet e nervave. Mjekët kanë krijuar në këtë mënyrë diafragmat e kraharorit, trake apo dhe gishtin e madh të dorës.

Por e vetmja e emërtuar sipas tij është Kavia Vacanti.

Top Channel