Video e pabesueshme/ Këlyshi i elefantit zbavitet duke rrëshkitur në rrëpirën e baltës së pyllit kinez (fotot)

08/07/2021 20:42

Në pamje shihen momentet e rralla kur një elefant i vogël lëshohet me gjunjë duke rrëshkitur në rrëpirën e baltës.

Këlyshi i etur për emocion u filmua teksa bënte hilet e tij në rezervatin e elefantëve Xishuangbanna, në provincën kineze të Yunnan.

Në pamjet e shkurtra shihet elefanti aziatik i quajtur Yishuang, që përdor dyshemenë e pyllit si këndin privat të lojrave, duke rrëshkitur me shpejtësi.

Yishuang është elefanti i pestë që lind në qendrën e shumimit të parkut rreth 100 hektarësh, ku strehohen qindra gjitarë të mëdhenj.

Episodi u filmua nga anëtarët e stafit që kishin nxjerrë këlyshin tre-muajsh për trajnim në terren.

Elefantët aziatike jetojnë zakonisht 60 deri në 70 vjet. Këlyshët peshojnë nga 300 deri në 400 kilogramë dhe ndërsa të rriturit mund të arrijnë deri në 1 ton.

FOTO GALERI
1/2
Këlyshi i etur për emocion u filmua teksa bënte hilet e tij në rezervatin e elefantëve Xishuangbanna

Top Channel