Protestojnë mjekët e Traumës: Mos na trajtoni si kriminelë, arrestimi i kolegëve nuk i jep zgjidhje problemit

08/07/2021 15:11

Pas arrestimit të dy mjekëve për korrupsion në spitalin e Traumës kanë protestuar kolegët e tyre, të cilët thonë se ryshfeti është problem i të gjithë sistemit shëndetësor dhe nuk mjafton të trajtohen si kriminelë dy apo tre mjekë.

Sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor e sheh të përshpejtuar arrestimin me burg të mjekëve pa u provuar korrupsioni.

Mjekët i drejtohen kryeministrit për të reformuar sistemin shëndetësor, duke i vënë theksin tek autonomia spitalore.

Të dy mjekët, njëri kirurg dhe tjetri ortoped, u arrestuan në ambientet e spitalit ku iu gjet edhe shuma e parave që iu dha nga familjari për ndërhyrje kirurgjikale të djalit të tij, i cili u plagos në ngjarjen e Velipojës.

Top Channel