Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Samiti Lituani-Spanjë/ Avioni rus shkel hapësirën ajrore-bombarduesi spanjoll e ndjek

08/07/2021 15:59

Konferenca e përbashkët për shtyp e presidentit të Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në bazën ajrore lituaneze të Siauliai u ndërpre nga lajmi se një avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Dy liderët u shoqëruan në një vend të sigurtë, ndërsa një avion bombardues spanjoll u ngrit menjëherë në fluturim dhe iu vu nga pas avionit të Moskës. Konferenca për shtyp rinisi pas 25 minutash.
Zëdhënësi i presidentit lituanez pohoi më pas për Reuters se kishte pasur një incident, por dy udhëheqësve sipas tij, nuk iu kanos asnjë rrezik.

Sanchez është duke vizituar trupat spanjolle në Lituani, të cilat marrin pjesë në misionet ajrore në Balltik në kuadër të Nato-s. Shtatë avionë spanjollë Eurofighter janë stacionuar në Siauliai që prej 30 prillit. Konfrontimet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë ardhur duke u përshkallëzuar së fundi, e situata sidomos në Detin e Zi konsiderohet aq problematike, sa nuk përjashtohet mundësia e përplasjeve direkte ushtarake mes palëve.

Top Channel