Shkon mbi 3.29 miliardë numri i vaksina kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën

09/07/2021 01:59

Më shumë se 3.29 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën.

Të dhënat e publikuara në “Ourworldindata.org” tregojnë se më shumë se 1.33 miliardë doza janë administruar në Kinë, më së shumti në botë, e ndjekur nga India me më shumë se 364.8 milionë dhe SHBA-ja me 331.2 milionë doza.

Më shumë se 107.6 milionë doza të vaksinave janë administruar në Brazil, 79.3 milionë në Britani të Madhe, 77.8 milionë në Gjermani, 57.1 milionë në Francë, 55.8 milionë në Turqi, 54.1 milionë në Itali dhe 52.6 milionë në Japoni.

Vendi me numrin më të madh të dozave të administruara krahasuar me numrin e popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar 158.24 doza vaksine për 100 banorë duke u ndjekur nga Malta (156.25), Sejshelet (140.92), San Marino (131.58), Islanda (127.58) dhe Bahreini (126.19).

Top Channel