Përfshihet nga flakët për herë të tretë brenda ditës, Pylli i Sodës/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08/07/2021 18:55

Flakët kanë përfshirë Pyllin e Sodës ,ndërsa brenda ditës është hera e tretë që zjarri përfshin këtë pyll.

Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, prandaj dhe policia po heton për të zbuluar personat piromanë .

Flakët e pasdites janë në vatrën e tretë. Zjarri ka rrezikuar pyllin, por ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë që dëmi të jetë minimal.

Nga zjarri janë dëmtuar dhjetëra rrënjë pishe, ndërsa policia në kontroll të identifikimit të personave që vendosin zjarrin.

Pylli i sodës është një nga pikat me të prekura nga zjarri gjatë sezonit veror ,ndërsa pranë tij prej 1 qershorit është krijuar dhe një stacion provizor i shërbimit zjarrfikës.

Top Channel