Refuzohet Astrazeneca. Në Kosovë duan pfizer, por një sasi e vaksinës britanike skadon në fund të korrikut

08/07/2021 18:44

Qytetarët që duan të marrin dozën e parë të vaksinës anti- Covid, qendrat e vaksinimit në Kosovë po u ofrojnë vetëm AstraZeneca.

Kjo edhe përkundër se në dispozicion janë edhe qindra të tjera Pfizer.

Si rrjedhojë, një pjesë e qytetarëve po e refuzojnë duke shprehur dyshime.

Ndërsa, ata që shkuan për dozën e dytë, ju mundësua vaksinimi me Pfizer.

Se qytetarët po hezitojnë, tregon edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili thotë se ditëve të fundit ka rënë numri i qytetarëve që lënë terminë.

Vitia tregon se arsyeja pse qytetarët do të vaksinohen vetëm me AstraZeneca është pasi 12 mijë prej tyre kanë afat deri me 31 korrik.

Megjithëkëtë për të treguan se janë të sigurta ai u vaksinuar të enjten, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të sigurohen para se vendin ta përfshijë vala e tretë e virusit.

Top Channel