Portieri i Danimarkës nën shenjestrën e lazerit gjatë gjysmëfinales së Euro 2020/ Uefa akuzon Anglinë

08/07/2021 20:18

Uefa ka akuzuar Anglinë pasi një lazer iu drejtua portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel gjatë gjysëmfinales së Euro 2020 të mërkurën në Wembley.

Fotografitë treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmeichel pak para se Harry Kane të merrte një penallti shtesë.
Schmeichel ruajti topin, por Kane shënoi gol ndërsa Anglia fitoi 2-1 duke arritur finalen e së dielës kundër Italisë.

Anglia akuzohet gjithashtu për shkaktimin e një “shqetësimi” gjatë himnit kombëtar të Danimarkës dhe vendosjen e fishekzjarreve.
Çështja do të trajtohet nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së Uefa në kohën e duhur“, tha një deklaratë nga organi drejtues i futbollit Evropian.

Gjatë himnit kombëtar danez u dëgjua një brohoritje që është kritikuar nga zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Boris Johnson. “Ne nuk duam që tifozët të tallen me skuadrat“, tha ai.

Shoqata e Futbollit dhe zyrtarët e Uefa kërkuan informacione se nga erdhi ajo dritë jeshile.
Pas ndeshjes, përfaqësuesit danezë u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se nuk duan ta çojnë çështjen më tej.

Top Channel