Një fëmijë 7 vjeç, që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, është gjetur sot në zonën e Kunes.

Policia njofton se djali iu dorëzua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.
Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

Top Channel